Prof. Artur Baxhaku

Njoftim për provimet e sesionit të veçantë të tetorit për lëndët: 

 

Algjebër me Ciklin I Informatikë

Kriptografi me Master Profesional ne Informatike Biznesi

Teori Numrash me Ciklin I Matematikë

Baza të Sigurisë me Ciklin II Informatikë

Kriptografi dhe Teori Kodimi me Ciklin II Matematikë

 

Për specifikën e këtyre lëndeve, provimi i sesionit të veçantë të tetorit për studentët e regjistruar në formën e Fakultetit e pa detyrime akademike do të zhvillohet, ashtu si provimi i sesionit të mëparshëm, në auditor në kohën e shpallur  (dt 30.09.2021 ora 11:45) e në sallën 412A, në mënyrë të pavarur nga dëshirat e regjistrimet e përgjithshme.

 

Në rast të ndonjë problemi në lidhje me sa më sipër, të dhënat të paraqiten në 1 dokument pdf në klasën Teams të lëndës njësoj si herën e kaluar, 4 ditë para datës së provimit. 

 

 

Njoftim për provimet e sesionit të vjeshtës për lëndët

 

Algjebër me Ciklin I Informatikë

Kriptografi me Master Profesional ne Informatike Biznesi

Teori Numrash me Ciklin I Matematikë

Baza të Sigurisë me Ciklin II Informatikë

Kriptografi dhe Teori Kodimi me Ciklin II Matematikë

 

Për specifikën e këtyre lëndeve, provimi i sesionit të vjeshtës për studentët e regjistruar në formën e Fakultetit e pa detyrime akademike do të zhvillohet në auditor në vendin e kohën e shpallur, në mënyrë të pavarur nga dëshirat e regjistrimet e përgjithshme.

 

Për ata studentë që, për arsye serioze objektive, te lidhur me semundjen Covid19, nuk mund të marrin pjesë në provimin në auditor, është parashikuar dhe një datë e dytë për një provim online, që do të zhvillohet me shkrim e me zë

Këta të fundit duhet të ngarkojnë, në klasën e lëndës në platformën Teams në të cilën është zhvilluar mësimi në vitin shkollor në vazhdim (ndonjë që nuk është akoma në të, duhet të aplikojë paraprakisht me e-mail për të hyrë në klasë), jo më vonë se një javë përpara datës së parashikuar të provimit, një kërkesë për ta zhvilluar provimin online me të dhënat:

a) një fotografi të kohëve të fundit në format dokumenti,  karta e identitetit (faqja nga ana e fotografisë), të fotografuara mbi një fletë A4 ku të jetë shkruar me  dorë e shkrim dore:

b) emri e mbiemri, kursi, viti, grupi, lënda, si dhe, me detaje 

c) arsyeja e pretenduar objektive që i pengon të marrin pjesë në provimin në auditor. 

Gjithashtu këta studentë duhet të jenë të sigurt që përmbushin kushtet teknike minimale për zhvillimin e provimit online si: lidhje interneti e mundësi dhe aftësi fotografimi e ngarkimi dokumentash pdf në assignment” të klasës Teams të lëndës, kompiuter, kufie, mikrofon e kamera, ambient të izoluar nga njerëz të tjerë e nga zhurmat. 

Mos paraqitja e kërkesës në afat me të gjithë elementët, dhe mos funksionimi i kushteve të nevojshme për provimin online nuk lejon zhvillimin e atij provimi për atë rast. 

Diplomuar më 1983 në Universitetin e Tiranës, specialiteti matematikë, që atëherë është lektor i atij Universiteti. Ka disa botime e referime në fushën e algjebrës, Kriptografisë e Teorisë së Numrave. Ka dhënë mësim fillimisht në Fakultetin e Inxhinierisë e Minierave e atë të Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës. Aktualisht u jep mësim studentëve të matematikës e atyre të informatikës në nivelin e parë e të dytë të studimeve në lëndët Algjebër, Teori e Numrave, Teori Kodimi e Kriptografi. Prej disa vitesh angazhohet si pedagog i ftuar në Universitetin “Aleksandër Moisiu”. Pas vitit 1990 ka pasur disa trajnime e vizita studimore në universitete e institucione shkencore në rajon e rrotull. Në vitin 1994 është Doktor i Shkencave e nga viti 2004 ka titullin Profesor në Departamentin e Matematikës. Që nga viti 2016 është drejtues i atij Departamenti. Është angazhuar në organizimin apo drejtimin e pjesëmarrjes në Olimpiadat Matematike e aktivitete të ngjashme me to. Është anëtar i këshillit drejtues të Shoqatës Shqiptare të Matematikës.

Gradat dhe titujt akademikë

Studime universitare: Emërtimi i Diplomës Diplomë e integruar në Matematikë (sistemi 5 vjeçar) titulli i fituar “Matematikan”, lëshuar nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës (1982) Grada shkencore: Kandidat i Shkencave, Komisioni i Lartë i Atestimit (1988)(Doktor i Shkencave - 1994)

Titujt akademikë: Pedagog (1988), Asistent Profesor(1997), Profesor (2004)

Lëndët:

  • Algjebër, Bachelor në Informatikë
  • Teori Kodimi e Kriptografi, Master Shkencor në Informatikë, në Matematikë
  • Kriptografi Master Profesional në Informatikë
  • Teori Numrash Bachelor në Matematikë

Tekste mësimore

  • Filipi K. Baxhaku A. (1997) Ushtrime të algjebrës dhe gjeometrisë, Tiranë SHBLU
  • Baxhaku A. (2007) Një hyrje në algjebër, për degën e Informatikës, Tiranë, ShBLU
  • Baxhaku A, Benusi A. (2010) Problema dhe ushtrime për teorinë e kodimit, Tiranë, AlbPaper.
  • Baxhaku A. (2014) Hyrje në Kriptografi, leksione për studentët e Informatikës, “Gurten” - Tiranë
  • Baxhaku A. (2014) Hyrje në Teorinë Elementare të Numrave, AlbPaper, Tiranë
  • Baxhaku A, Benusi A. (2015) Ushtrime dhe problema për Hyrje në Teori Kodimi (me plotësime të Algjebrës) Tiranë AlPaper
  • Leksione të kriptografisë (për Informatikën), (2020), ALSAGraph, Tirane

  • Kriptografi
  • Algjebër
  • Teori Kodimi
  • Teori Numrash