Prof. Dr. Elida Hoxha ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, në degën Matematikë në të cilën është diplomuar me titullin Matematikan. Ajo është pedagoge me kohë të plotë këtij Fakulteti në Departamentin e Matematikës. Në vitin 1997, ajo ka fituar gradën Doktor i Shkencave në “Matematikë”, në Universitetin e Tiranës. Në vitin 2001 ka marrë titullin akademik "Profesor i Asociuar" dhe në 2016 titullin akademik Profesor.
Prof. Dr. Elida Hoxha është udhëheqëse dhe relatore e shume doktoraturave dhe diplomave, si edhe titullare e autore tekstesh për disa lëndë si: Analizë Matematike e Topologji. Ka kryer disa specializime në Francë, Itali.
Prof. Dr. Elida Hoxha është bashkëautore e shumë artikujve shkencore dhe prezantimeve në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.
Elida Hoxha eshte titullare ne lendet e meposhtme:
Analize matematike, Topologji dhe Modelim dhe teknika te zgjidhjes se problemave.
Aktualisht, ajo eshte pergjegjese e seksionit te Analizes Matematike.
Prof.Dr. Elida Hoxhes ka publikime shkencore ne revista kombetare dhe nderkombetare lidhur me tematiken e Pikave fikse ne hapesira te ndryshme metrike.
Aktiviteti shkencor i Prof. Dr. Elida Hoxhes ka filluar me diplomimin e saj. Ajo ka vazhduar studimet e doktorates me titull “Pikat fikse në hapësirat metrike dhe lokalisht konvekse”.
Qe prej asaj kohe, ajo vazhdon studimin e Pikave Fikse ne hapesira te ndryshme metrike duke qene aktive ne publikimin e shume artikujve dhe pjesemarrjen ne konferenca kombetare dhe nderkombetare.
Gjithashtu, ajo eshte udheheqese shkencore ne disa doktoratura qe lidhen me Pikat fikse.