Master i Shkencave në Matematikë

Programi i studimit “Master Shkencor” në Matematikë ka si mision kryesor t`i përgatisë studentët me njohuri të thella në fushën e matematikës teorike dhe të aplikuar, me njohuri në shkencat kompjuterike dhe informatikë, të formojë specialistë të lartë me kompetenca në kërkimin shkencor, përdorimin e modelimeve dhe aplikimin e matematikës në fusha të ndryshme të ekonomisë të aftë të hyjnë menjëherë në tregun e punës dhe të kërkimit.

Objektivat specifikë të programit të studimit përfshijnë:

  • Përgatitjen me njohuri të thelluara të studentëve në fushat e matematikës teorike dhe aplikative. Njohuri  në fushën e Analizës, Algjebrës, Probabilitet- Statistikës dhe të Analizës numerike  dhe në shkencat kompjuterike duke siguruar mundësi për progres të mëtejshëm në studimet e tyre në ciklin e tretë dhe në fushën kërkimore në matematikë
  • përgatitjen profesionale të studentëve në aplikim e njohurive të matematikës në fusha të ndryshme të ekonomisë dhe shoqërisë në përshtatje të vazhdueshme me tregun e punës
  • Përgatitjen e studentëve  me kompetenca në përdorimin e  programeve  dhe softeve aktuale informatike
  • Aftësimin e studentëve për të analizuar faktet në situata të ndryshme
  • Aftësimin për të informuar me shkrim në mënyrë të përsosur
  • Zgjerimin e kulturës për të aftësuar studentët me mënyra të reja të të menduarit, koncepturarit të situatave dhe zgjidhjes së problemeve
  • Zhvillimin e aftësisë së studentëve për të menduar në mënyrë kritike, për të qënë të suksesshëm në fusha të ndryshme të ekonomisë dhe shoqërisë dhe për t`u bërë pjestarë të dobishëm të komunitetit në zhvillimet e tij demokratike
  • Njohjen e tyre me teknologjitë e reja, metodologjinë e kërkimit në fushën e matematikës apo në përdorimin e metodave statistikore për Studimin e fenomeneve në ekonomi dhe shoqëri
  • Rritjen e aftësisë së studentëve për të përditësuar dijet e tyre në matematikë, informatikë apo statistikë duke ndjekur arritjet e saj dhe për t'u përshtatur me tregun e punës që është gjithnjë në ndryshim.

 

Mundësitë e punësimit
Studenti i diplomuar në këtë program studimi mund të punojë:

  • Si drejtues në administratën publike
  • Në ambientet informatike apo të teknologjisë së informacionit
  • Në institucionet bankare,
  • Në ndërmarrje të ndryshme ekonomike falë njohurive që ka në modelime dhe optimizime.
  • Në Institucionet e arsimit të Lartë dhe në institucione kërkimore-shkencore
Syllabus
Nr Lënda
1 Jezuina Koroveshi, Ana Dhembi
2 Suela Maxhelaku, Alda Kika
3 Silvana Greca, Anxhela Kosta
Nr Lënda
1 Jezuina Koroveshi, Ana Koroveshi
2 Suela Maxhelaku, Alda Kika
3 Silvana Greca, Anxhela Kosta