Biblioteka

Biblioteka e Fakultetit të Shkencave të Natyrës

 

Biblioteka e FSHN u krijua në vitin 1969 dhe është një nga më të rëndësishmet në UT për nga sipërfaqja e ambjenteve,  madhësia,  shumëllojshmëria e fondit  të literaturës dhe   numri i përdoruesve të saj.

Ajo është  njësi ndihmëse e fakultetit dhe i  shërben me literaturë e informacion procesit mësimor, kulturor-edukativ, formimit profesional dhe veprimtarisë shkencore të  tij. 

Biblioteka  gjendet në  ndërtesën B, kati i parë dhe ka një sipërfaqe të përgjithshme rreth 700 m2, me 90  poste për  përdoruesit.

Stafi përbëhet nga katër punonjës ku përfshihet  edhe specialistja  e Buletinit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës

 

Punonjësit veprojnë në katër  sektorë: në fondin e hapur të librit, në fondin  e hapura të  periodikut, në fondin  kryesor dhe fondin e librave me vlerë të veçantë.   

 

Fondi i literaturës së  saj përmban mbi 80.000 njësi libra, mbi 800 disertacione dhe mbi  15.000 njësi periodiku, në gjuhët: shqip, anglisht, rusisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht, rumanisht etj. në disiplinat që mbulojnë kryesisht shkencat e natyrës dhe departamentet e fakultetit: në matematikë, fizikë, kimi, kimi industrial, biologji, zoologji, bioteknologji, informatikë si dhe literaturë artistike e të përgjithshme.

Këtu gjenden libra të rrallë, me vlerë të veçantë, të trashëguar edhe nga fondi i Bibliotekës së  Institutit të Lartë Pedagogjik 4-vjeçar, i  themelur në vitin 1951,  ku  përfshihej edhe Fakulteti i Shkencave të Natyrës.    Në vitin 1957 ky fond  kaloi  në përbërje të  Bibliotekës Qendrore të UT  ndërsa  më 1969 literatura e tij   mbi  shkencat e natyrës u zhvendos  në  BFSHN.

 

Biblioteka  është ristrukturuar disa herë duke patur  rritje sasiore dhe cilësore: në infrastrukturë e organizim,  në shumëllojshmërinë e fondit të  literaturës, të aparatit informativ dhe  shërbimeve ndaj përdoruesve të saj. 

Ambjentet e bibliotekës kanë sistem aspirimi e ngrohje dhe janë të pajisur me kompjutera e rrjet interneti.

 

Për rikonstruksione, blerje literature e pajisje, krahas investimeve kryesore ndër vite nga ana e institucioneve  shqiptare,  kanë kontribuar edhe ato të huaja:

 

  • Universiteti i Zigenit (Gjermani) ka kryer kualifikime për punonjësit, ka dhuruar libra, një server, dy kompjutera, një printer dhe  programin “Library for windows, ’98”. 
  • Fondacioni  Shoqëria e Hapur’’ (SHBA)  ka rikonstruktuar dhe pajisur një ambjent studimi. 

 

  • Instituti IZUM (Slloveni) ka  dhuruan 2 printer-fotokopje, një kompjuter, burime online në kuadrin e programit ERA dhe programin COBISS për regjistrimin dhe përhapjen në rrjet  të bazës së të dhënave të literaturës së bibliotekës si dhe ka kryer disa kurse  kualifikimi për punonjësit e bibliotekës.

 

  • Biblioteka e bazon veprimtarinë në rregulloren e saj duke  iu përgjigjur gjithnjë e më mirë, në sasi e cilësi, kërkesave të përdoruesve të saj: stafit akademik, atij ndihmës e administrativ, studentëve dhe studiuesve të jashtëm, për shërbimin e koleksioneve të printuara, në formë elektronike dhe për informacion të kualifikuar bashkëkohor. 

 

Orari i punës në bibliotekë 

E hënë- e enjte : 8.00-16.30. E premte: 8.00-14.00

 

Email: biblioteka @fshn.edu.al

 

Foto