A jeni të interesuar për bursa studimi jashtë vendit? A jeni të interesuar të kryeni një periudhë mobiliteti në universitetet më prestigjoze të Europës? Ky është vendi i duhur. Kjo është mundësia Juaj.
Universiteti i Tiranës është pjesë e programit më të ri ‘‘Erasmus +’’, të lançuar nga Bashkimi Europian, i cili synon ndër të tjera krijimin e mundësive të studimit, mësimdhënies dhe trajnimit jashtë vendit në periudha të shkurtra. Llojet e mobilitetit, të ofruara nga ky program, përfshijnë shkëmbimin e studentëve për studime në ciklin e I, II dhe të III si dhe shkëmbimin e stafit akademik/ndihmës akademik me karakter administrativ dhe administrativ për mësimdhënie/trajnim.
Universiteti i Tiranës ka nënshkruar një numër të madh marrëveshjesh ndërinstitucionale me universitetet më në zë të Europës.
Bursat e ofruara do të ndikojnë ndjeshëm në rritjen e njohurive, në rritjen e kualifikimit dhe eksperiencës suaj, në njohjen dhe sigurimin e një literature bashkëkohore, të nevojshme për aktivitetin tuaj pedagogjiko-shkencor si dhe në krijimin e kontakteve personale apo institucionale për mundësi bashkëpunimi me studentë/kolegë apo universitete të tjera.
Dokumentet template të Erasmus+ KA107
Learning Agreement During Mobility
Dokumentet kryesorë në aplikim për bursa Erasmus+ për studentët janë:
– CV (në gjuhën që do të zhvillohet programi i studimit);
– Kopje e Pasaportës;
– Lista e notave (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën që do të kryhet programi i studimit);
– Vërtetim studenti (i përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën që do të kryhet programi i studimit);
– Letër Motivimi (në gjuhën që do të kryhet programi i studimit);
– Certifikatë e gjuhës së huaj;
-Pas përfundimit të mobilitetit, studenti merr nga universiteti në të cilin ka kryer shkëmbimin dokumentat si më poshtë:
– Listën e notave;
– Certifikatën e kryerjes së mobilitetit;
– Programin mësimor/syllabuset e lëndëve të ndjekura;
– Një kopje të Survey (pyetësorit), i cili dërgohet automatikisht elektronikisht nga universiteti ku keni kryer mobilitetin.
Dokumentat përcillen dorazi ose në formatin PDF në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë në Rektoratin e UT-së ose adresën iro@unitir.edu.al, për të vijuar me proçedurën e njohjes së lëndëve akademike dhe krediteve, e cila pas dërgimit në formë zyrtare, kryhet nga secila njësi kryesore.
Koordinatorët Akademik në Erasmus+ në nivel Fakulteti/Instituti:
Prof. Dr. Etleva Hamzaraj, Zv.Dekan për Projektet Shkencore dhe Qendrat e Kërkim-Zhvillimit, Fakulteti i Shkencave të Natyrës.
Email: etleva.hamzaraj@fshn.edu.al
Për informacione më të detajuara mund të klikoni KETU