Ky program si në kursin me kohë të plotë dhe në atë me kohë të pjesme synon të përgatisë specialistë të përgjithshëm të Biologjisë, me njohuri të shëndosha në lëndët themelore biologjike, biologji qelizore, biologji bimore dhe biologji shtazore, ekologji, biokimi, gjenetikë, mikrobiologji etj., si dhe në lëndë të tjera të shkencave të natyrës dhe më gjerë, si kimi, fizikë, matematikë, informatikë etj.
Që prej vitit akademik 2022 – 2023 është hapur programi i ri i studimit në ciklin e parë Bachelor në “Shkencat Natyrore”dhe Mjedisore” / Natural and Environmental Sciences”, me diplomë të dyfishtë, midis Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Tuscia (Viterbo), Itali.
Me anë të Programit të Ciklit të Parë në Bioteknologji, synohet formimi i përgjithshëm të studentëve në bioteknologjitë konvencionale dhe ato molekulare.
Programi i studimit “Bachelor” në Fizikë ka si mision kryesor t`i përgatisë studentët me njohuri adeguate në fushën e fizikës, në atë të matematikës si dhe në shkencat kompjuterike dhe informatikë të nevojshme për studime më të thelluara në ciklet pasardhëse të studimit.
Programi Bachelor në Fizikë dhe Shkenca Kompjuterike ju mundëson të zhvilloni aftësi të thella ndërdisiplinore si në fushën e fizikës ashtu edhe në atë të shkencave kompjuterike. Thelloni dijet tuaja rreth botës fizike që na rrethon dhe përpunimit të informacionit në sistemet kompjuterike. Zhvilloni aftësinë tuaj të të menduarit kritik dhe rrisni efikasitetin e analizës përmes automatizimit. Diplomohuni me aftësi që kërkohen në një gamë të gjerë karrierash.
Programi i studimit “Bachelor” në Informatikë ka si mision kryesor t`i përgatisë studentëtme njohuri bazë të informatikës dhe disiplinave mbështetëse të saj. Në përfundim të këtij cikli studentët të jenë të aftë për të ndjekur studime më të thelluara në ciklet e ardhshme të studimit si dhe të punësohen në pozicione të ndryshme teknike në njësi prodhimi dhe menaxhimi sistemesh informatike në sektorin publik e privat.
Programi i studimit “Bachelor” në TIK ka si mision kryesor t`i përgatisë studentët me njohuri bazë aplikative në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit si dhe nëdisiplinat mbështetëse, të formojë specialistë me kompetenca të zgjeruara praktike në fushat e implementimeve të sistemeve informatike si dhe specialistë në lidhje me nevojat e teknologjisë së informacionit në sektorin publik apo privat.
Programi Bachelor ka mision të përgatisë studentët me njohuri të përgjithshme dhe specifike në disiplinat kimike bazë si Kimia e Përgjithshme e Inorganike, Kimia Organike, Kimia Fizike dhe Koloidale, Kimia Analitike të cilat do të shërbejnë për të formuar një kulturë të përgjithshme dhe profesionale në drejtim të laboratorit të analizës kimike organike e inorganike. Ky program krijon një bazë të mirë për formimin e studentëve si kimistë si dhe për studime më të thelluara në ciklet pasardhëse të studimit.
Programi Bachelor trevjeçar në Kimi Farmaceutike, i ofruar për herë të parë në Shqipëri, është modeluar mbi bazën e kurrikulave të universiteteve më të mira britanike. Ky program i ri nga Departamenti i Kimisë synon të përgatisë, trajnojë dhe diplomojë studentët në fushën e kimisë farmaceutike, duke u përshtatur me nevojat e tregut të punës dhe zhvillimet dinamike në nivel rajonal, kombëtar dhe evropian. Programi ofron një mjedis bashkëpunues që promovon dhe zhvillon dijet nëpërmjet mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.
Profili karakterizohet nga njohuri te pergjithshme dhe specifike për drejtimin e studimit në Matematikë, Fizikë, Vizatim Teknik, Informatike dhe Shkencat e Natyrës. Njohurite e marra gjate ketij programi shkollimi se bashku me lendet e profilit Procese e aparate, Bazat e teknologjisë kimike, Lëndët e djegshme , Kimia Industriale 1 dhe 2, e lëndë të tjera të karakterit inxhinierik ndihmojnë studentin për formimin e tij të mëtejshëm si një Kimist Industrial.
Profili karakterizohet nga njohuri te pergjithshme në Matematikë, Informatike dhe Shkencat e Natyrës. Tek keto te fundit përfshihen njohuri te pergjithshme ne Fizike dhe disiplinat baze te shkences se Kimisë-Kimia Inorganike, Kimia Organike, Kimia Fizike dhe Koloidale, Kimia Analitike, etj. Njohurite e marra gjate ketij programi shkollimi se bashku me lendet e profilit Kimia dhe Teknologjia e Ushqimeve, lendet e karakterit inxhinjerik te proceseve kimike si dhe lendet profesionale me zgjedhje do te jene nje baze e rendesishme qe studenti pas mbarimit te ketij programi te karakteriziohet i përgatitur dhe kompetent si Kimist dhe Teknolog Ushqimor, i specializuar ne drejtimet themelore te disiplinave ne fjale dhe i aftë per te vene ne praktike si njohurite teorike te perftuara me pervehtesimin e programit ashtu edhe ato qe lidhen me programet e vecanta te praktikave laboratorike, te analitikes ushqimore dhe analizave te karakterit mikrobiologjik.
Programi i studimit “Bachelor” në Matematikë ka si mision kryesor t`i përgatisë studentët me njohuri adeguate në fushën e matematikës, në shkencat kompjuterike dhe informatikë të nevojshme për studime më të thelluara në ciklet pasardhëse të studimit, të formojë specialistë me kompetenca në përdorimin e modelimeve në fusha të ndryshme ekonomisë të aftë të hyjnë menjëherë në tregun e punës.
Programi i studimit “Bachelor” në IMI ka si mision kryesor t`i përgatisë studentët me njohuri në fushën e matematikës së aplikuar, në shkencat kompjuterike dhe informatikë të nevojshme për studime më të thelluara në ciklet pasardhëse të studimit, të formojë specialistë me kompetenca në në fushën e matematikës së aplikuar si në probabilitet, statistikë, analizë numerike ,kërkim operacional etj. në përdorimin e softwareve dhe programim në fusha të ndryshme të ekonomisë të aftë të hyjnë menjëherë në tregun e punës.