Programi ofron një grup disiplinash që synojnë formimin e studentëve nga ana teorike dhe praktike, duke lehtësuar bashkëpunimin e mëtejshëm me institucione Perëndimore për vazhdimësinë e studimeve të niveleve më të larta apo punësimin në institucione publike apo private që operojnë në fushat respektive.
Misioni kryesor i Masterit Profesional në Informatikë Biznesi është të pajisë studentët me njohuri të gjera rreth sistemeve të ndryshme të informacionit që mbështesin proçeset e biznesit, si dhe mbi aspekte specifike të tyre si siguria, pavarësia nga vendndodhja (p.sh. në aplikime mobile), etj. Qëllimi i tij është të përgatisë specialistë të pajisur me njohuri mbi teknologjitë e fundit informatike që mund të mbështesin shumë proçese biznesi..
Informacion i reduktuar rreth programit të degës dhe krediteve përkatëse
Programi i studimit “Master Profesional” në IMI ka si mision kryesor. t`i përgatisë studentët me një kulturë bazë matematike të mjaftueshme në gruplëndët e statistikës dhe në gruplëndët e analizës numerike, optimizimit dhe me aftësi praktike për të programuar në gjuhët bazë të programimit për të formuar specialistë të lartë në fushën e inxhinierise matematike dhe informatike me njohuri te thella profesionale per shume aplikime te matematikes ne fushat e reja të teknologjise së informacionit që të jenë të aftë të hyjnë menjëherë në tregun e punës.