Këshillim Karriere

Takim informues me  studentët e vitit të parë
Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës u zhvillua prezantimi me Dekanin, Zv. Dekanët dhe përgjegjësit e departamenteve.

FOTO gjatë takimit te mirëseardhjes së studentëve të viteve të para në Fakultetin e Shkencave të Natyrës per vitin akademik 2023-2024

 

Përfundoi me sukses panairi dy ditor Punë dhe Aftësi "Work&Study" i cili u zhvillua në ambientet e Pallatit të Kongreseve, Tiranë. 

Fakulteti i Shkencave të Natyrës si pjesë e Universitetit të Tiranës ishte pjesë e këtij aktiviteti, i cili synon të ofrojë informacion mbi çdo program studimi që ndiqet në këtë institucion, për nxënësit e klasave të 12-ta, në mënyrë që t'u mundësojë atyre marrjen e një vendimi të drejtë mbi ndjekjen e studimeve universitare.

Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës mirëpret të gjithë maturantët të cilët duan një arsim cilësor me standarde bashkëkohore.

FOTO gjatë aktivitetit

 

NJË DHURATË PËR TË VEGJLIT, NJË BUZËQESHJE MË SHUMË

Falenderojmë shumë studentët e Programit të Studimit Bioteknologji viti 3 dhe Këshillin Studentor për angazhimin e palodhur në kaq ditë dhe që na mirëpritën të bëhemi pjesë e kësaj nisme kaq të bukur. Stafi i Fakultetit të Shkencave të Natyrës iu bashkua me shumë dëshirë nismës së ndërmarrë nga studentët, duke kontribuar dhe ndihmuar.
Pas 10 ditësh njoftime, takime me studentët dhe pedagogët ata finaluzuan nismën e tyre për fëmijet e Spitalit të Pediatrisw,  dhuratat e tyre u uruan shërim të shpejt fëmijeve.

FOTO gjatë aktivitetit.

 

Takim me perfaqesuesit e IERA ACADEMY

FOTO gjatë aktivitetit.

 

Në datën 17.01.2024 u zhvillua takimi informues me përfaqësuesit e kompanisë ALBCONTROL sha. 

https://fshn.edu.al/notifications/mundesi-punesimi-prane-albcontrol-sha

FOTO gjatë aktivitetit.

 

Diten e martë datë 16.01.2024 u zhvillua takimi për të informuar studentët për busra BDU në fushën e mjedisit.

https://fshn.edu.al/Notifications/bursa-te-dbu-ne-fushen-e-mjedisit

FOTO gjatë aktivitetit.