This probabbly wont work because of cookies policy...
Statuti i këshillit studentor
Statuti i këshillit studentor
Këshilli Studentor i Universitetit të Tiranës (shkurt KSUT) është një organizim i pavarur i studentëve i cili nuk zhvillon veprimtari politike dhe ekonomike. Ky këshill promovon pjesëmarrjen e studentëve dhe koordinon përfaqësimin e tyre në organet drejtuese të institucioneve të arsimit të lartë, në strukturat mësimore-kërkimore dhe të shërbimeve.
Këshilli Studentor i Universitetit të Tiranës nuk mund të organizohet me struktura të tjera politike e jopolitike, jashtë institucioneve përkatëse të arsimit të lartë.
Statusi i studentit
Një person fiton statusin e studentit me regjistrimin e tij në një institucion të arsimit të lartë dhe e humbet këtë status me marrjen e diplomës ose çertifikatës përkatëse, si dhe në raste të ndryshme të çregjistrimit të tij. Të drejtat dhe detyrimet e studentëve përcaktohen në bazë të këtijligji, si dhe në statutet e institucioneve të arsimit të lartë.
Të drejtat dhe detyrat e studentëve
Studentët kanë të drejtë
Të ndjekin leksione, seminare dhe të gjitha veprimtaritë e tjera mësimore, të organizuara në përputhje me statusin e tyre;
Të përdorin mjediset, bibliotekë, salla kompjuterash dhe shërbime të tjera që ofrohen për studentët nga institucioni;
Të zgjedhin dhe të zgjidhen në organet e institucionit parashikuar për studentë, në përputhje me këtë ligj dhe statutin e institucionit;
Të shprehin opinionin e tyre për cilësinë e mësimdhënies dhe punën e personelit akademik të institucionit.
Studentët kanë detyrë:
Të zbatojnë rregullat e hartuara nga institucioni;
T'u kushtojnë vëmendjen e duhur studimeve dhe të marrin pjesë në veprimtaritë akademike;
Të paguajnë tarifat e shkollimeve dhe të shërbimeve që u ofrojnë institucionet;
Të respektojnë kodin e etikës, të përcaktuar në statutet ose rregulloret e institucioneve respektive të arsimit të lartë;
Të tregojnë vëmendjen e duhur ndaj të drejtave të personelit dhe të studentëve të tjerë etj.
Bursa për studime
Studentët e institucioneve publike të arsimit të lartë përfitojnë bursa si mbështetje ekonomike për studimet e tyre, si dhe stimuj materialë për rezultate të shkëlqyera.
Bursat, sipas pikës 1 të këtij neni, përballohen nga Buxheti i Shtetit dhe donacione të ligjshme. Këshilli i Ministrave përcakton kriteret shtetërore dhe procedurat për përfitimin e bursave.
Institucionet e arsimit të lartë përcaktojnë në statutet e tyre kritere dhe procedura për shpërblime të studentëve, që përballohen nga vetë institucionet.
Me propozimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave konsideron dhe raste të tjera për dhënie bursash, si dhe bursa për studentë të shkëlqyer dhe shkencëtarë.