Udhezime per autoret

UDHËZIME PËR AUTORËT

Dorëshkrimi ose artikulli i plotë duhet të dërgohet me e-mail në adresën e Buletinit: [email protected], (gjithashtu dhe konfirmimi i bashkëautorëve) në formatimin e kërkuar si më poshtë, si dhe e shoqëruar me figurat (fotografitë) me cilësi të mirë (nëqoftëse ka të tilla). Revista drejtohet prej Këshillit Botues të përbërë nga 9 anëtarë. Dekani i Fakultetit është edhe Kryetar i Këshillit Botues. Revista publikohet dy herë në vit: maj-qershor dhe nëntor-dhjetor. Dorëzimi i artikujve pranë redaksisë është i hapur në çdo kohë pa afat.

Punimet që pranohen nënkuptojnë që dorëshkrimi nuk është botuar më parë, në asnjë revistë tjetër brenda dhe jashtë vendit.

Dorëshkrimi duhet të shkruhet në gjuhë shqipe të saktë dhe të kuptueshme. Janë të pranueshme edhe dorëshkrime në gjuhën angleze, kur cilësia e gjuhës plotëson kërkesat, dhe teksti është redaktuar më parë nga një person i autorizuar për gjuhën angleze. Dorëshkrimi duhet të jetë i formatuar, duke lënë 4.5 cm ose 1.77 inç, bosh nga të gjitha anët, MS Word 97-2003. Shkrimi duhet të jetë Times New Roman, single line, duke ndarë paragrafët nga njeri tjetri nga pas me 6 pt, teksti i përgjithshëm (vijëzimi justifyed) me germë me font 11.

Titulli përgjithshëm shtypet me germa KAPITALE me font 14 dhe me bold. Autorë(t) dhe adresat duhen me font 10, dhe bashkë me titullin vendosen në qendër (centered). Titulli, gjithë titujt dhe nëntitujt e nënndarjeve shtypen me bold. Fjalëkyçet dhe key words (përmbledhja dhe abstract (shqip dhe anglisht), literatura, gjithë spjegimet dhe shkrimet në tabela dhe figura, formulat duhet të jenë të gjitha me font 10. Artikulli i formatuar sipas këtyre udhëzimeve, bashkë me formulat, tabelat, figurat dhe fotografitë, grafikët nuk duhet të kalojnë marzhet anësore.

Artikulli duhet të përmbajë këto nënndarje: titullin, autorin(ët) në një rresht, adresën(at) përkatëse korresponduese (përfshirë e-mail(in), e autorit të parë dhe i cili mban lidhjet me Redaksinë) në rreshta të veçantë, dy Përmbledhja (në shqip) dhe Abstract (në gjuhën angleze të saktë) jo më shumë se 200 fjalë ose 20 rreshta. Fjalëkyçet dhe key words (në shqip dhe në anglisht, jo më shumë se gjashtë), Hyrjen, materiali dhe metodat, rezultatet dhe diskutimi dhe/ose Përfundime, Falënderime. Literatura duhet me font 10.

Gjithashtu, në Buletin mund të publikohen informacione përmbledhëse si: Informacion, Diskutim, Përmbledhje Libri, Njoftim si dhe Review Korrigjimi i tyre mund të bëhet vetëm nga Redaksia, dhe për këtë këto dorëshkrime duhet të përgatiten me kujdes më të veçantë.

Përmasat e tabelave, figurave dhe fotografive nuk duhet të kalojnë përmasat 12 cm në gjerësi x 18 cm në gjatësi. Figurat dhe fotografitë duhet të kenë cilësi të mirë dhe legjendë të qartë dhe të lexueshme për shtypin bardhë e zi. Formulat duhet të jenë të shkruajtura qartë me simbole të pajtueshme, për të mos krijuar keq interpretime. Emrat latinë të gjallesave duhet të shtypen saktë dhe të formatohen me gërma ITALIKE.

Si të shkruajmë Literaturën brenda tekstit.

Citimet e literaturës përgjatë artikullit duhet të bëhen duke përdorur emrin e autorit, të dy autorëve, ose të autorit të parë: p.sh. në përdorimin drejtpërdrejt në periudhë: Uherkovich (1963): Brakefield & Dowdeswell (1985); Van den Hoek et al. (1995); ndërsa në citimin e përgjithshëm: (Uherkovich, 1963; Brakefield & Dowdeswell, 1985; Van den Hoek et al., 1995). Literatura duhet të shkruhet qartë dhe e plotë, gjithë autorët, titulli i plotë, emri kuptueshëm i botuesit dhe faqet, si më poshtë (për librat dhe artikujt shkencorë përkatësisht):

Si të shkruajmë Literaturën në fund të artikullit.

Brakefield P. M. (1982): The ecological genetics of quantitative characters of Maniola jurtina and other butterflies. In: The biology of butterflies. Symposia of the Royal Entomological Society, London. No. 11: 167-190

Brakefield P. M., Dowdeswell W. H. (1985): Comparison of two independent scoring techniques for spot variation in Maniola jurtina (L.) and the consequences of some differences. Biol. J. Linn. Soc. 24: 329-345

Uherkovich G. (1963): Contributions a’ la connaisance du potamo-phytoplancton de quelques fleuves de l'Albanie. Acta Botanica, Ac. Sci. Hungaricae, vol. 9: 161-172

Van den Hoek C., Mann D. G., Johns H. M. (1995): Algae: An introduction to phycology. Cambridge University Press: 1-624

Vetëm Dorëshkrimi i saktë dhe i plotë pranohet. Ai diskutohet për recensë në mbledhjen e Redaksisë. Një Recensues anonim më afër fushës shkencore të dorëshkrimit jep mendim me shkrim për cilësinë dhe shkallën përmirësimit. Autori përgjegjës informohet nga Redaksia, kur Dorëshkrimi ka nevojë për përmirësime ose plotësime të mëtejshme dhe me tej publikohet on-line në adresën: www.fshn.edu.al (në rubrikën e Buletinit të Shkencave)