Psikologu

178842.jpg

 

Fakulteti i Shkencave të Natyrës i kushton rëndësi shëndetit tuaj mendor dhe sfidave me të cilat ju përballeni në përditshmëri dhe ju vjen në ndihmë me shërbimet e mëposhtme.

 

Psikologu i fakultetit do të punojë ngushtë me ju për të kuptuar më mirë vështirësitë në të cilat ju po kaloni dhe së bashku, do t’ju ndihmojë të njihni më mirë veten dhe të eksploroni mundësitë që keni në dispozicion për të menaxhuar sfidat tuaja.

 

Çfarë të pres nga seancat e këshillimit?

 

Disa nga fushat ku mund t’ju vijë në ndihmë psikologu janë:

  • Përshtatja me jetën universitare (balanca familje/punë, detyrimet, afatet kohore etj.)
  • Menaxhimi i emocioneve (lodhja, mungesa e humorit, ankthi, zemërimi, frustrimi etj.)  
  • Sfidat e marrëdhënieve (sociale, familjare, personale, etj.) 
  • Përballimi i sfidave (humbja e një njeriu të dashur, ndarje, etj) 
  • Kërkimi i qëllimit (rritja personale, vendimet e karrierës, zbulimi i vetes, etj) 
  • Çdo çështje që mund të ndikojë në shkaktimin e stresit në përditshmëri 

Çfarë bëjnë psikologët në fakultet?

  • Përmirësojnë arritjet akademike
  • Mbështesin të mësuarin e shumllojshëm
  • Krijojnë mjedis të sigurt dhe pozitiv
  • Forcojnë bashkëpunimin familje-fakultet
  • Përmirësojnë metodat e vlerësimit dhe përgjegjësisë
  • Monitorojnë progresin akademik dhe të sjelljes së studentëve

 

Lër një takim:  [email protected]