Aplikim për anëtar të komisionit institucional zgjedhor studentor (KIZS) dhe komisionit të apelit studentor (KAS)
Në zbatim të Regullores “Për zgjedhjet e para të Këshillave Studentore në Universitetin e Tiranës”, neni 7, pika 2 dhe neni 8, pika 2, ftohen të gjithë studentët e FSHN për të aplikuar pranë Sekretarisë Mësimore (Kryesekretarja), për anëtar të komisionit institucional zgjedhor studentor (KIZS) dhe komisionit të apelit studentor (KAS).
Aplikimi do të bëhet vetëm në datat 15 - 16.11.2021, ora 9:00 - 15:00
Dokumentacioni që duhet të dorëzoni:
1. Kërkesën për kandidim, që përfshin emrin, atësinë, mbiemrin, datën e lindjes, gjininë, nr telefoni dhe shprehjen e vullnetit per anëtar të KIZS apo KAS
2. Fotokopjen e dokumentit të identifikimit
3. Vertetimin që provon se jeni student i FSHN