Dita e Mbrojtjes se te Dhenave Personale
Më 26 prill 2006, Këshilli i Evropës vendosi të caktoj një Ditë të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, e cila festohet çdo vit në datë 28 Janar, datë e cila përkon me miratimin në vitin 1981 nga Këshilli i Evropës të Konventës 108 “Për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale”. Vendi ynë e ka përfshirë në legjislacionin kombëtar këtë dokument me miratimin e ligjit nr. 9288/2004. Konventa është modernizuar në maj të vitit 2018 (Konventa 108+) me aprovimin e Protokollit CETS No. 223, i cili u nënshkrua në 28 janar 2022 edhe nga Shqipëria.
Në këtë datë, qeveritë, parlamentet, organet kombëtare të mbrojtjes së të dhënave dhe aktorë të tjerë në nivel global, kryejnë aktivitete për të rritur ndërgjegjësimin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësinë.
Në këtë kuadër, ne cilësinë e nëpunësit të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, të Universitetit të Tiranës, ju shperndajë video-materialit bashkëlidhur, i cili duhet te shpërndahet tek të gjithë punonjësit tuaj (duke vendosur edhe Zyrën e Komisionerit “cc” në email [email protected]), për të sjellë në vëmendjen e gjithësecilit se sa të kujdesshëm duhet të jemi gjatë përdorimit të pajisjeve elektronike dhe teknologjisë, në kuadër të ruajtjes së informacionit dhe të dhënat personale.
Ka disa gjëra shumë të thjeshta që ju mund të bëni për të mbrojtur të dhënat personale nga çdo përpunim i paligjshëm.
Link i video-materiali: https://www.youtube.com/watch?v=HCiwJkUo404