Edicioni i pare i Syn+Ergasia Jobs and Skills Fair

RedCloud, me iniciative te Bashkise Tirane dhe Ambasades Greke ne Shqiperi, po organizojme edicionin e pare te Syn+Ergasia Jobs and Skills Fair, i cili do te mbahet ne datat 23-24 Shkurt 2022 ne “Pallatin e Kongreseve”.
 

Syn+Ergasia = Sinergji

Synimi ne kete aktivitet eshte te ndertojme sinergjine e munguar te lidhjes se bizneseve te cilat kane nje numer te konsiderueshem vendesh vakante dhe individeve te cilet jane te interesuar per vendet e lira te punes.

Nga ana tjeter nje pjese shume e rendesishme eshte organizimi i workshopeve dhe seminareve gjate dy diteve. Ne keto seminare do te trajtohen tema me shume rendesi per aspektin profesional nga Guest dhe Keynote Speakers te mirenjohur ne tregun shqiptar dhe te huaj. 

Syn+Ergasia eshte nje aktivitet qe ne fokus ka punesimin dhe permiresimin e aftesive duke ofruar mundesine e njohjes me vendet e lira te punes ne mbi 50 kompani shqiptare dhe te huaja; lidhja DIREKTE e punëdhënësve me punëkërkuesit.
Aktiviteti Syn+Ergasia do të zgjasë 2 ditë të cilat do të jenë të dedikuara për mundësitë e punësimit dhe ndërtimin e karrierës.

Me poshte mund te gjeni linkun e website-it zyrtar te aktivitetit per tu informuar per vendet e lira te punes dhe gjithe informacionet e tjera:
http://syn-ergasia.org/home/index.php?lan=shq

Duke qene se studentet e sapo diplomuar (dhe jo vetem)  jane nje nga kategorite me te interesuara per tregun e punes, ju njoftojme zyrtarisht t’i ftoni ata per t'u bere pjese e kesaj mundesie.

Per te krijuar nje ide me te mire, disa nga bizneset pjesemarrese do te jene emra si:

Vodafone, Raiffeisen Bank, Union Bank, Neptun, IntraCom, Credins Bank, Spitali Amerikan, Balfin Group me 26 kompanite e tij, Titan/Antea Cement, AGNA group, ALUMIL, FarmaNet etj.

Keto kompani kane pozicione pune te lira dhe jane gati te nisin proceset e rekreutimit ne aktivitetin tone.

Ju presim tek Pallati i Kongreseve ne daten 23 dhe 24 Shkurt!

Të ngjashme

...