Fakulteti i Shkencave të Natyrës i Universitetit të Tiranës, shpall konkursin për 1(një) vend të lirë pune për personel ndihmës akademik me karakter administrativ, me kohë të plotë, “Kryetar” në Degën e Arshivë – Protokoll

Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët që do të aplikojnë për këtë vend pune janë si më poshtë: 

 

a- Kritere të përgjithshme: 

 

1. Të ketë përfunduar studimet e larta Master Profesional, Master i Shkencave ose diploma  ekuivalante me to (DIND). 

2. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar. 

3. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre  penale me dashje. 

4. Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna. 

 

b- Kritere të veçanta: 

 

1. Preferohet të ketë përfunduar studimet e larta në UT. 

2. Preferohet të ketë trajnime profesionale të Administratës Publike 

3. Të ketë eksperiencë pune në fushën e Arshivës dhe Protokollit (të paktën 2 vjet). 4. Të ketë dëshmi për programet bazë të kompjuterit. 

5. Të ketë dëshmi të njohjes të një gjuhë të huaj perëndimore, preferohet anglisht. 6. Të ketë aftësi të mira komunikuese, organizuese dhe drejtuese, të dijë të punojë në grup. 

 

Kandidatet konkurrentë duhet të dorëzojnë pranë Degës se Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës, këto dokumenta: 

 

1. Kërkesë me shkrim. 

2. Curriculum vitae. 

3. Diplomë dhe listë notash të studimeve universitare (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra  në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e certifikatës së njohjes nga  organi kompetent. 

4. Dëshmi të njohjes, certifikatë apo dëshmi kualifikimi që kanë (fotokopje e noterizuar). 5. Dëshmi të njohjes të kompjuterit (fotokopje e noterizuar). 

6. Dëshmi të njohjes të një gjuhe të huaj (fotokopje e noterizuar). 

7. Të paktën një referencë nga punëdhënësi i fundit. 

8. Dëshmi penaliteti. 

9. Dokument identifikimi. 

10. Kopje të librezës së punës dhe të librezës së kontributeve të sigurimeve shoqërorë. 11. Raport mjekësor për aftësi në punë. 

 

Dokumentat pranohen pranë Degës se Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të  UT-se nga data 26.08.2024-09.09.2024. 

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.


 

Të ngjashme

...