Freshman Party

Te marrësh pjesë në organizime qe zhvillohen nëpër fakultete, rrit vetebesimin, veterespektin dhe aftesistë studentore! Këshilli Studentor Fakulteti i Shkencave të Natyrës organizoi për të dytin vit  në fillim të sezonit një festë që largon të gjithë ndjesitë negative dhe stresin e shkaktuar nga fillimi i vitit, pjesë e të cilit mund të jenë të gjithë studentët e këtij fakulteti. Nje festë qe tashme po kthehet ne tradite. Në kuadrin e projektit të shndërrimit të ambienteve arsimore në qendra komunitare, jo thjesht një ambient zbatimi të kurrikulës arsimore, Këshilli Studentor ka implementuar një program të sajin.
Një pasdite e fokusuar vetem me studentët për studentët ku çdonjëri prej tyre mund të bëhet pjesë dhe të mos humbi momentet që më vonë do bëhën të paharrueshme.
Ky projekt është i shtrirë në të gjithë fakultetin për 1 ditë, si një mënyrë e krijimit të grupeve sociale, duke zëvendësuar në njëfarë mënyre festat të dikurshme dhe duke e bërë më tërheqëse kohën në auditoret e fakultetit. Kjo për të hequr idenë se fakulteti është vetëm si një vend ku vetëm mësojmë po dhe të krijojmë miqësi, të argëtohemi dhe pse jo të krijojmë kujtime. 
Një falenderim i veçantë i takon dekanit të fakultetit Prof.Dr. Spiro Drushku, i cili ka përkrahur këtë nismë për të larguar sadopak ngarkesën shkollore tek gjithe te rinjte. 
Këshilli Studentor FSHN në cilësinë e organizatorit të kësaj feste do të vazhdojë të punojë dhe të kontribuojë për komunitetin duke edukuar të rinjtë me vlera qytetare.
Përveçse një eksperiencë të vlefshme për çdonjërin nga ne ashtu si çdo aktivitet edhe “Freshman” ka një detyrë shumë të rëndësishme që është rritja e socializimit midis studentëve dhe mirepritjen qe mund ti ofrojme studenteve te sapoardhur. Dhe pse jo ta bëjmë traditë në vazhdimësi që të ulim ngarkesën shkollore dhe ta bëjmë fakultetin vendin që do mbajmë mend për gjithçka. Dimë se eksperiencat do na shërbejnë në të ardhmen dhe kjo është një ndër ta.

Të ngjashme

...