Ftese per takimin e dyte kombetar "Planet e Barazise Gjinore ne Institucionet Kerkimore dhe Akademike"

Në kuadrin e projektit LeTSGEPs kemi kënaqësinë të organizojmë workshopin kombëtar me temë “Planet e Barazisë Gjinore në Institucionet Akademike dhe Kërkimore“.

LeTSGEPs "Leading Towards Sustainable Gender Equality Plans in Research Institutions – LeTSGEPs" eshte nje projekt i financuar nga Bashkimi Europian ne kuadrin e thirrjeve Horizon 2020 dhe fokusohet ne implementimin e Planeve te Barazise Gjinore ne Institucionet Akademike dhe Kërkimore. Në kuadrin e këtij projekti, Universiteti i Tiranës miratoi në muajin qershor 2021 një Plan të Barazisë Gjinore. Universiteti i Tiranës bëhet kështu i pari institucion akademik dhe kërkimor në Shqipëri që implementon një plan të tillë. Rëndësia e këtyre planeve për të përmbushur kriteret e Komisionit European për përfitimin e fondeve mbështetëse të projekteve kërkimore në kuadër të thirrjeve Horizon Europe (2021 – 2027), do të jetë në fokus të diskutimeve në këtë aktivitet.

Ky workshop do të jetë një mundësi për të prezantuar Planin e Barazisë Gjinore të Universitetit të Tiranës si edhe për të diskutuar së bashku masat për zbatimin e tij. Folës do të jenë përfaqësues nga stakeholder të rëndësishëm në vendin tonë.

Ne Ju shohim si partner të rëndësishëm në këtë rrugëtim dhe prezantimin dhe diskutimin e ideve tuaja e konsiderojmë tejet të rëndësishme për implementimin e suksesshëm të Planeve të Barazisë Gjinore si një risi në Institucionet Akademike dhe Kërkimore në Shqipëri.

Ky aktivitet do të organizohet on-line më date 11 Nëntor 2021 ne platformen ZOOM. Linku i takimit do ju dërgohet dy ditë para takimit së bashku me një kujtesë.

Të ngjashme

...