KONKURSI PUNIMEVE KËRKIMORE – 2
Për të nxitur kërkimin shkencor cilësor, si dhe përdorimin e librarisë digjitale JSTOR, AADF në kuadër të projektit CleanScore, ka ndërmarrë iniciativën për të zhvilluar “Konkursin Kombëtar të Punimeve Kërkimore – 2″.
Pjesëmarrja në këtë konkurs është e hapur për të gjithë studentët që ndjekin aktualisht studimet në të gjitha universitetet në Shqipëri. Punimet që do të pranohen në konkurs nuk kanë kufizim për fushën e studimit.
Thirrja për konkursin është shpallur dhe mund ta gjeni të bashkangjitur në linkun: Këtu
Në këtë link gjeni të shpjeguar se si mund të keni qasje në librarinë digjitale JSTOR jashtë ambienteve të fakultetit.