Mbi Planin e Barazise Gjinore dhe logon "HR Excellence in Research" te Universitetit te Tiranes

Ne kuader te aplikimeve te projekt-propozimeve te Universitetit te Tiranes ne programet europiane qe financojne kerkimin shkencor, ne thirrjet e hapura per vitin 2022, ju bejme me dije dy elemente, te cilet mund te rrisin vleren e aplikimieve tuaja ne Programin "Horizon Europe".

Elementi i pare lidhet me Planin e Barazise Gjinore, i cili per Universitetitn e Tiranes eshte nenshkruar per periudhen 01.06.2021-31.05.2022 dhe iu eshte prezantuar me pare. Plani i Barazise Gjinore edhte nje dokument i detyrueshem ne kuader te aplikimive te ardheshme te Programit "Horizon Europe".

Elementi i dyte lidhet me faktin se Universitetit te Tiranes i eshte akorduar nga Komisioni Evropian logo "HR Excellence in Research", e cila i jep njohje publike institucioneve qe e kane marre ate. Logo "HR Excellence in Research" certifikon qe UT eshte i angazhuar ne vlerat e parimeve te "Kartes Evropiane per Kerkuesit" dhe "Kodit te Sjelljes per Rekrutimin e Kerkuesve".

Dy elementet e siperpermendur, per reference i gjeni te publikuara ne faqen zyrtare web te Universitetit te Tiranes. Per me teper referojuni link-eve si me poshte:

https://unitir.edu.al/universiteti-i-tiranes-mbajtes-i-logos-hr-excellence-in-research/

https://euraxess.ec.europa.eu/jobs/hrs4r

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2022/01/Gender_Equality_Plan_UT.pdf


 

Të ngjashme

...