MIRATOHET HAPJA E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË "BACHELOR" NË "SHKENCAT NATYRORE MJEDISORE", ME DIPLOMË TË DYFISHTË TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS, ME UNIVERSITETIN "TUSCIA", ITALI

 

Në mbështetje të nenit 102. të Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë dhe të neneve 35 dhe 73 të ligjit nr. 80/2015 "Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë",

URDHEROJ:

1. Hapjen e programit të studimit të ciklit të parë "Bachelor" në "Shkencat Natyrore Mjedisore". me 180 kredite dhe kohëzgjatje normale 3 vite akademike (6 semestra), në gjuhën shqipe, me formë studimi me kohë të plotë. Në përfundim të këtij programi studimi lëshohet diplomë e dyfishtë/double degree në "Bachelor" në "Shkencat Natyrore Mjedisore"/"Natural and Environmental Sciences". në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. në Universitetin e Tiranës dhe Fakultetin respektiv në Universitetin "Tuscia". Itali, referuar nivelit 6 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve.

2. Veprimtaria akademike në programin e studimit të ciklit të parë "Bachelor" në "Shkencat Natyrore Mjedisore"/"Natural and Environmental Sciences". në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në Universitetin e Tiranës dhe Fakultetin respektiv në Universitetin "Tuscia", Itali, fillon në vitin akademik 2022-2023.

3. Universiteti i Tiranës të marrë masa që programi i studimit t'i nënshtrohet procesit të akreditimit, sipas afateve të përcaktuara në legjislacionin në fuqi.

4. Universiteti i Tiranës të zbatojë procedurat e aplikimit për regjistrimin e formës së diplomës së dyfishtë në "Bachelor" në "Shkencat Natyrore Mjedisore"/"Natural and Environmental Sciences", të lëshuar nga ky universitet, pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore dhe të përshtasë aktet e brendshme rregullatore, në zbatim të këtij urdhri.

5. Ministria e Arsimit dhe Sportit ushtron kontrollin periodik të ligjshmërisë në institucionin e arsimit të lartë, në zbatim të këtij urdhri.

6. Ngarkohet për zbatimin e këtij urdhri. Sekretari i Përgjithshëm. Drejtoria e Përgjithshme Rregullatore për Arsimin dhe Sportin në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe Universiteti i Tiranës.

MINISTRI
Evis KUSHI

Të ngjashme

...