Njoftim per "Seminar i hapur i Dr. Dritan Agalliu"

Departamenti i Biologjisë organizon Seminar të hapur nga Dr. Dritan Agalliu, Profesor i asociuar, në Departamentin e Neurologjisë, Patologjisë dhe Biologjisë Qelizore, Columbia University Irving Medical Center, New York, NYC, USA. me temë: "“Mekanizmat e Formimit, Dëmtimit dhe Riparimit të Barrierës Hematoencefalike në Sistemin Nervor Qëndror”".

Aktiviteti do të mbahet me datë 20 Nëntor 2023, ora 10:00, salla D2, në FSHN, UT.

 

Seminari do të ketë në fokus këtë përmbledhje:

 

Abstrakt:

  

Qelizat endoteliale të sistemit nervor qëndror formojnë një pengesë paraqelizore dhe ndërqelizore ndaj substancave dëmtuese te gjakut nëpërmjet “tight junctions” dhe numri te vogel te vezikulave endocitotike. Barriera midis gjakut dhe trurit (Barriera Hemato-Encefalike; BHE) luan një rol kryesor në kete proces ne sistemin nervor qendror të shëndetshëm dhe të sëmurë. Dëmtimi i BHE kontribuon në rritjen e fluksit të proteinave të serumit dhe qelizave imunitare ne tru, qe shkaktojnë demtime patologjike dhe neurologjike në ishemine cerebrale dhe sklerozën multiple. Megjithatë mekanizmat biologjikë qelizor se si ndodh mosfunksionimi i BHE dhe formimi i eneve te gjakut patologjik në këto çrregullime neurologjike nuk janë te njohur. Dr. Agalliu do të prezantojë studimet më të fundit kërkimore nga laboratori i tij për mekanizmat e angiogjenezës te sistemit nervor dhe formimit te BHE në sistemin nervor qendror si dhe angiogjenezën patologjike dhe dëmtimi te barrierës hematoencephalike në sëmundjet neurologjike me fokus në sëmundjet neuroinflamatore si p.sh. sklerozë multiple.

 

·         Informacion mbi jeteshkrimin dhe aktivitetin e lektorit do të gjeni në posterin bashkëngjitur këtij mesazhi.

 

Ky aktivitet koordinohet nga Prof. Asoc. Merita Xhetani dhe Prof. Asoc. Etleva Hamzaraj.

 

Të ngjashme

...