Njoftim për pagesën e tarifës së shkollimit
Në zbatim të Vendimit nr. 26 dhe 27 datë 02.08.2023 të Bordit të Administrimit të UT- për: Miratimin e tarifave të regjistrimit dhe shkollimit për programet e studimeve të ciklit të parë Bachelor dhe ciklit të dytë Master, për vitin akademik 2023 - 2024, VKM nr. 778, datë 26.12.2018, VKM nr. 780 datë 26.12.2018 dhe VKM nr. 40, datë 23.01.2019 për tarifat e studimit dhe kategoritë që përfitojnë përjashtim apo reduktim nga këto tarifa ju njoftojmë si më poshtë:
I- Studentët e Ciklit të Parë Bachelor duhet të paguajnë tarifën e shkollimit deri me datë 29 Mars 2024.
1. Studentët e Ciklit të Parë, viti I-rë, do të paguajnë tarifën e studimit me vlerë 12.500 lekë.
2. Studentët e Ciklit të Parë viti I, II, III të cilët kanë përfituar nga statusi sipas kategorive të ndryshme dhe me mesatare nga 9-10 të vitit paraardhës, nuk do të paguajnë tarifën e studimit për vitin akademik 2023 - 2024.
3. Studentët e Ciklit të Parë viti II dhe III me notë mesatare nga 6-9 të vitit paraardhës do të paguajnë 50% të tarifës së studimit, me vlerë 12.500 lekë.
4. Studentët e Ciklit të Parë viti II dhe III me notë mesatare nën 6, do të paguajnë të plotë tarifën e studimit, me vlerë 25.000 lekë.
II- Studentët e Ciklit të Dytë Master mund të paguajnë të plotë tarifën e shkollimit deri me datë 14 qershor 2024 ose me 2 këste:
Kësti i parë deri me datë 29 Mars 2024
Kësti i dytë deri me datë 14 Qershor 2024
5. Studentët e Ciklit të Dytë Master i Shkencave brenda kohëzgjatjes normale të programit të studimit do të paguajnë tarifën në vlerën 84,000 lekë.
6. Studentët e Ciklit të Dytë Master Profesional brenda kohëzgjatjes normale të programit të studimit do të paguajnë tarifën në vlerën 66.000 lekë.
7. Studentët e Ciklit të Dytë të cilët gjithashtu kanë përfituar nga statusi sipas kategorive të ndryshme dhe me mesatare nga 9-10 të vitit paraardhës përfitojnë 50% të tarifës së studimit.
8. Studentët e Ciklit të Dytë të cilësuar të shkëlqyer sipas statutit të UT në ciklin e parë të studimeve, përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit në vitin e parë në programet e studimeve të ciklit të dytë.
9. Studentët e Ciklit të Dytë të cilët përfundojnë vitin e parë me notë mesatare 10, përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit në vitin e dytë të këtij programi.
10. Studentët e programeve të studimit të Ciklit të Parë dhe të Ciklit të Dytë të cilësuar përsëritës sipas Rregullores së Universitetit të Tiranës, nuk do të paguajnë tarifë shkollimi.
11. Pagesat mund të kryhen në të gjithë bankat e nivelit të dytë dhe në zyrat postare në të rrethet e Shqipërisë.
12. Faturat do të dorëzohen fizikisht pranë ambienteve të fakultetit,në Sportelin e Informacionit në hollin e godinës A.