Shpallen projektet fituese në kuadër të programit "UT-Kërkim, Ekselencë dhe Inovacion"

Në kuadër të programit "UT-Kerkim, Ekselencë dhe Inovacion" ju informojme se, në baze të neneve 40, 108, dhe 109, të ligjit nr. 80/2015 "Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë", në nenin 36 të Statutit te Universitetit te Tiranës, në Vendimin nr. 29 të Senatit Akademik "Për miratimin e Udhezuesit "Për procedurat e administrimit të projekteve të kerkimit shkencor, që financohen nga Buxheti për Kërkimin Shkencor në UT", Vendimin e Rektorit të UT-së nr. 13, datë 12.11.2021 "Për miratimin e Komisionit Institucional të Ekspertëve, për vlerësimin e projekteve tê Programit "UT-Kërkim, Ekselencë dhe Inovacion", si dhe thirrjes për projekte në programin "UT-Kërkim, Ekselencë dhe Inovacion",  Komisioni Teknik i Vlerësimit të Projekteve  pasi shgyrtoi dhe vlerësoi dosjet e aplikuara në këtë thirrje, në perfundim, përmes Vendimit Nr 1., datë 16.01.2025, shpalli fitues projektet e mëposhtme të aplikuara nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës:
"Ndërtimi i modeleve të konservimit bazuar në studimin e integruar të llojeve të Rendit Lepidoptera", me drejtues Prof. Dr. Anila Paparisto
"PHYSICS UNLIMITED meetings: Ngritja e laboratorëve të hapur si një mjet për nxitjen e mësimit të shkencës në shkollat e mesme", me drejtues Prof. Asoc. Dr. Gerti Xhixha
 

Të ngjashme

...