Shpallja e procedurës së aplikimit pёr pedagogё tё jashtёm pranё departamenteve tё Fakultetit të Shkencave të Natyrës

NJOFTIM

Në zbatim të Ligjit nr. 80/2015 datë 22.07.2015 “Për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në RSH”, neni 62, të Statutit të Ut-së, neni 69, Fakulteti i Shkencave tё Natyrёs pёr nevoja tё zhvillimit tё procesit mёsimor pёr vitin akademik 2022-2023, shpall procedurën e aplikimit pёr pedagogё tё jashtёm pranё departamenteve tё kёtij fakulteti. Kandidatёt e interesuar mund tё dorёzojnё pranë Degёs sё Burimeve Njerёzore nё Fakultetin e Shkencave tё Natyrёs, nga data 12.09.2022-26.09.2022 nё orarin 09:00-14:00 dokumentacionin e mёposhtёm:

  1. Formularin e kёrkesёs  (I cili mund tё shkarkohet më poshtë, ose  mund tё merret pranё degёs sё burimeve njerёzore)
  2. Curriculum Vitae
  3. Diplomёn  dhe certifikatёn e notave tё studimeve Bachelor ( e noterizuar)
  4. Diplomёn  dhe certifikatёn e notave tё studimeve Master ose DIND (e noterizuar)
  5. Diploma tё gjuhёve tё huaja  (e noterizuara)
  6. Diplomёn  e gradёs Doktor i Shkencave (nёse kandidati ka gradёn Doktor,e noterizuar)
  7. Vёrtetim punёsimi tё muajit tё fundit (Ku tё cilёsohet paga bruto dhe numri i sigurimeve)
  8. Dёshmi penaliteti ose vetëdeklarim.
  9. Fotokopje të ID.

Kandidatët që kanë titullin Profesor ose Profesor i Asociuar duhet të dorëzojnë vetëm:

  1. Formularin e kёrkesёs  (i cili mund tё shkarkohet nga siti web http://www.fshn.edu.al ose  mund tё merret pranё degёs sё burimeve njerёzore)
  2. Curriculum Vitae
  3. Dëshminë e titullit më të lartë (noterizuar)
  4. Vёrtetim punёsimi tё muajit tё fundit (Ku tё cilёsohet paga bruto dhe numri i sigurimeve)
  5. Dёshmi penaliteti ose vetëdeklarim.
  6. Fotokopje të ID.

Shënim: Kandidatët të cilët kanë qenë të angazhuar pranë FSHN në vitin akademik 2021-2022 si pedagog të jashtëm duhet të paraqesin vetëm:

  1. Formularin e kërkesës
  2. Vërtetim punësimi tё muajit tё fundit (Ku tё cilësohet paga bruto dhe numri i sigurimeve)
  3. Dёshmi penaliteti ose vetëdeklarim. 

Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët për personel akademik me kohë të pjesshme, në FSHN për vitin akademik 2022-2023.

  1. Të jetë diplomuar Master i Shkencave ose DIND në një nga departamentet e FSHN-së të UT-së, ose në universitete të tjera brenda dhe jashtë vendit (të ekuivalentuara).
  2. Të kenë notë mesatare të studimeve universitare të lartë.
  3. Të zotërojë me dëshmi të paktën një gjuhë të huaj perëndimore.
  4. Të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin do të konkurrojnë.
  5. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.
  6. Të mos jetë marrë ndaj tyre masë disiplinore e largimit nga puna.

Kriteret e veçanta që duhet të plotësojnë kandidatët sipas departamenteve përkatëse ku do të  aplikojnë.

 

Kritere për aplikuesit në Departamentin e Matematikës :


 

  1. Të ketë  përfunduar studimet në programin “Master i Shkencave” në fushën e Matematikës në Universitetin e Tiranës ose të një vendi të BE.
  2. Të ketë notë mesatare të lartë të studimeve universitare (mbi 8).
  3. Të ketë përvojë pozitive në mësimdhënie pranë Departamentit të Matematikës.
  4. Preferohet të ketë veprimtari kërkimore në Matematikë.


 

Kritere për aplikuesit në Departamentin e Matematikës së Aplikuar:


 

  1. Të ketë mesatare sa më të lartë ( mbi  8).
  2. Të ketë diplomë Master i Shkencave në IMI,  ose  Matematikë 5-vjeçare, ose diplomë të ngjashme të fituar brenda ose jashtë vendit.
  3. Preferohet kandidatë që zbatojnë metoda numerike, statistike probabilitare në punën e tyre.
  4. Preferohen kandidatë që kanë njohuri të mira në një nga gjuhët e programimit Matlab, C++, R, Python dhe e përdorin në punën e tyre.
  5. Të ketë eksperiencë në mësimdhënie.


 

Kritere për aplikuesit në Departamentin e Kimisë:


 

  1. Të ketë mbaruar studimet DIND ose Bachelor / Master Shkencor në FSHN ose jashtë vendit, në njërin nga këto drejtime: Kimi, Kimi dhe Teknologji Ushqimore, Kimi Industriale dhe Mjedisore, Farmaci.
  2. Të ketë mesatare mbi 8.00 në të dyja ciklet e studimit ose në DIND.
  3. Preferohet te jetë me doktoraturë dhe eksperiencë në mësimdhënie.


 

Kritere për aplikuesit në Departamentin e Kimisë Industriale:


 

  1. Të kenë mbaruar programin Master i Shkencave në Kimi Industriale dhe Mjedisore, Kimi dhe Teknologji Ushqimore, Inxhinieria e Proceseve Kimike dhe Degë të tjera ku programi përputhet me programin e lëndëve që mbulon Departamenti (Kimi, Farmaci etj.).
  2. Të kenë mesatare mbi 8 në programet Bachelor, Master dhe DIND.
  3. Të kenë eksperiencë në mësimdhënie dhe praktikat laboratorike që do të mbulohen me pedagogë të jashtëm.
  4. Preferohen kandidatët të cilët kanë gradën shkencore “Doktor” ose tituj më lart.


 

Kritere për aplikuesit në Departamentin Biologjisë:


 

  1. Kërkohen pedagogë për lëndë të fushave të Biologjisë Qelizore dhe Gjenetikës.
  2. Të kenë diplomë Universitare në “Biologji”, ose “Biologji-Kimi”.
  3. Të kenë diplomë Master Shkencor ose të njëvleftshme me të, ose DIND në Biologji, ose degë të saj (Biologji Mjedisore, Biologji Molekulare, Mësuesi në Biologji për AML).
  4. Nota mesatare në secilin cikël studimesh te jetë mbi 8 (tetë).
  5. Preferohen kandidatë me gradën “Doktor” në shkenca të Biologjisë.
  6. Preferohen kandidatë me eksperiencë pune në një IAL, ose institucione kërkimore të tjera, në fushat e Biologjisë Qelizore dhe Gjenetikës, për të cilat konkurrojnë.


 

Kritere për aplikuesit në Departamentin e Bioteknologjisë:


 

1.      Të jetë i diplomuar ne degën e Bioteknologjisë ose degë ekuivalente me të.

2.      Preferohet të ketë përvojë në mësimdhënie, dhe zhvillimin e laboratorëve specifike.

3.      Preferohen kandidatët të cilët kanë gradën shkencore “Doktor” ose të jenë në proces. 




 

Kritere për aplikuesit në Departamentin e Fizikës :


 

1.      Të jetë i diplomuar në degën e Fizikës në universitete brenda ose në universitete jashtë vendit.

2.      Preferohet të ketë mesatare të lartë të studimeve universitare mbi 8 Bachelor /Master Shkencor/DIND.

3.      Preferohet të ketë përvojë në mësimdhënie.

4.      Preferohen kandidatët të cilët kanë gradën shkencore “Doktor”.


 

Kritere për aplikuesit në Departamentin e Informatikës :


 

  1. Të kenë përfunduar Studimet e Ciklit të parë Bachelor në Informatikë dhe Teknologji Informacioni dhe Komunikimi ose në degë të përafërta me to.
  2. Të jenë diplomuar në Ciklin e Dytë të Studimeve “Master i Shkencave në Informatikë”,  “Master i Shkencave në Teknologji Informacioni” ose në degë të përafërta me to.
  3. Diplomë universitare të integruar DIND 5 vjeçar ose e njëvleftshme me të.
  4. Preferohet të ketë kryer studimet në FSHN, UT.
  5. Të ketë përvojë në mësimdhënie së paku si pedagog i jashtëm në Departamentin e Informatikës, FSHN, UT.
  6. Preferohet të njohë gjuhën angleze.
Formulari i aplikimit
FORMULAR APLIKIMI PED. JASHTEM 2022.pdf 14.09.2022

Të ngjashme

...