04.10.2021
THE POWER-SHKENCA E TË DHËNAVE DHE TEKNOLOGJIA
Ky projekt ka si qëllim kryesor ofrimin e trajnimeve për studentët e nivelit bachelor, master dhe doktorantë të institucionit (FSHN, UT), lektorë dhe kërkues shkencor pranë institucionit, dhe persona të tjerë të interesuar nga institucione me të cilët mund të krijojmë ura bashkëpunimi me qëllim zhvillimin e cilesisë në kërkimshkencor. Trajnimet do të ofrohen në fushën e metodave matematikore të aplikuara në shkencë, softuerëve apo gjuhëve të programimit dhe të tjerë softe të shfrytëzuar gjerësisht në kërkim shkencor dhe që në ditët e sotme janë domosdoshmëri. (R,Python, Matlab, SPSS, , E-Views, SAS etj). Ky projekt do të shërbejë në rritjen e cilësisë së njohurive dhe modeleve matematikore të aplikuara në shkencë dhe aftësitë e pjesmarrësve në përdorimin e softuerve të ndryshëm për qëllime të përpunimeve dhe modelimeve të të dhënave.
FOTO