THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCËN SHKENCORE STUDENTORE NDËRKOMBËTARE II

Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin e Tetovës fton studentë dhe kërkues të rinj të marrin pjesë në konferencën shkencore studentore “Kërkimi shkencor dhe edukimi në perspektivën e studentëve dhe studiuesve të rinj” (II).

 

Kjo Konferencë në edicionin e saj të dytë ka për qëllim prezantimin e arritjeve në fushën e kërkimit shkencor nga studentët dhe studiuesit e rinj dhe krijimin e një rrjeti bashkëpunimi mes tyre për të nxitur kërkimin, inovacionin dhe kreativitetin. Konferenca synon gjithashtu të nxisë ndërkombëtarizimin dhe bashkëpunimin e universiteteve tona, të produkteve të tyre shkencore, duke krijuar një platformë, ku promovohet dhe të rritet kapaciteti i studentëve dhe i Universitetit. 

 

Konferenca do të mbahet në datën  12 dhjetor 2024, në Tiranë dhe punimet e saj do të zhvillohen në dy gjuhë, në shqip dhe në anglisht. 

 

Data të rëndësishme: 

Afati i fundit për dorëzimin e abstraktit: 10 nëntor 2024 

Njoftimi i pranimit të punimeve: 20 nëntor 2024 

Dorëzimi i artikujve të plotë (për botim): 10 Janar 2025 

Abstraktet dorëzohen përmes formularit Plotësoni formën(Kliko këtu)

 

Për udhëzimet mbi formatin e abstraktit dhe të punimit të plotë, klikoni këtu (UDHËZIME

 

Temat e konferencës përfshijnë fushat në vijim: 

 

Shkenca albanologjike, shkenca gjeografike, shkenca komunikimi 

  • Gjuhësi e sotme
  • Gjuhësi historike
  • Gjuhësi e aplikuar
  • Metodat e mësimdhënies dhe teknologjia
  • Letërsi shqipe
  • Letërsi e huaj
  • Gjeografi
  • Teknologji e informacionit gjeografik të aplikuar
  • Shkenca të komunikimit dhe gazetari
  • Histori
  • Marrëdhënie Ndërkombëtare
  • Komunikim ndërkulturor
  • Trashëgimi kulturore Arkeologji

 

Gjuhë të huaja, përkthim, didaktikë 

  • Mësimnxënia nëpërmjet përdorimit të teknologjive të reja në mësimdhënie
  • Përdorimi i platformave dhe aplikacioneve inovative në mësimdhënie.
  • Përfitimet dhe perspektivat e integrimit të teknologjive në mësimdhënie e mësimnxënie.
  • Aftësitë kërkimore, arritje dhe problematika.
  • Studimi i gjuhëve të huaja dhe kontaktet gjuhësore.
  • Studime gjuhësore/ letrare krahasuese, studime përqasëse.
  • Përvoja në mësimdhënien e mësimnxënien e përkthimit, interpretimit dhe komunikimit ndërkulturor.

 

Shkenca të natyrës 

  • Biologji qelizore, molekulare.
  • Mikrobiologji, Gjenetike, Biokimi
  • Fiziologji shtazore e bimore
  • Botanike, Zoologji, Ekologji
  • Ruajtja dhe menaxhimi i mjedisit
  • Hidrobiologjia dhe Biologjia detare
  • Biofizikë dhe fizikë mjekësore
  • Fizikë teorike dhe llogaritëse
  • Strukturë materialesh
  • Aplikime të analizës kimike në kontrollin dhe parandalimin e ndotjeve në mjedis dhe në produktet ushqimore
  • Elektrokimia, proceset e korrozionit, sensorët dhe biosensorët
  • Kimia fizike dhe dukuritë sipërfaqësore
  • Teknologjia industriale dhe ushqimore
  • Inxhinieri e proceseve industriale dhe mjedisore.
  • Materialet silikate
  • Kontrolli dhe siguria e cilësia e ushqimeve,
  • Algjebër dhe gjeometri
  • Analizë funksionale, ekuacione diferenciale
  • Probabilitet dhe statistikë
  • Analizë numerike dhe optimizim
  • Sistemet inteligjente dhe teknologjitë e reja; qeverisja elektronike
  • Sistemet dhe aplikimet E-Health, E-Commerce dhe E-Business
  • Aplikimi i Informatikës në shkencat e natyrës
  • Didaktika në shkencat e natyrës

 

Shkenca juridike 

  • Të drejtat e njeriut dhe drejtësia Kushtetuese
  • Të drejtat e njeriut dhe drejtësia kushtetuese
  • Veprimet juridike
  • Mbrojtja e të drejtave të privatësisë në botën digjitale.
  • Trajtimi i çështjeve ligjore në epokën e inteligjencës artificiale”
  • Evolucioni i së drejtës ndërkombëtare në epokën digjitale
  • Sfidat dhe mundësitë në reformën në drejtësinë penale
  • Dilemat etike në profesionin ligjor
  • Fuqizimi i grave në fushën ligjore
  • Kryqëzimi i ligjit dhe drejtësisë sociale
  • E drejta e përfaqësimit në ligjin procedural dhe ndryshimet përkatëse të Kodit Penal

 

Shkenca sociale

  • Psikologji
  • Sociologjia
  • Puna Sociale
  • Shkencat politike
  • Shkencat politike dhe politikat publike
  • Filozofia
  • Filozofia e shkencës

 

Ekonomi

  • Makroekonomi
  • Mikroekonomi
  • Ekonomi e zhvillimit
  • Ekonomi e punës
  • Ekonomi e shëndetësisë
  • Ekonomi e mjedisit
  • Ekonomi publike
  • Ekonomi ndërkombëtare
  • Ekonomi financiare
  • Organizatat industriale
  • Histori ekonomike
  • Marketing-turizëm
  • Financë
  • Kontabilitet
  • Statistikë dhe informatikë e zbatuar

Të ngjashme

...