Thirrjen për Projekt Ide dhe Bashkëpunëtorë" - Sesione Informuese nga Tirana EYC 2022
Ju informojmë se Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë ka hapur thirrjet për “Projekt Ide” dhe “Bashkëpunëtorë” në zbatim të programit Activ8. Thirrja e hapur për aplikime për Projekt Ide në kuadër të TEYC2022 ka për qëllim identifikimin e ideve për projekt propozime, të cilat do të kontribuojnë drejtpërdrejt në realizimin e 8 programeve të parashikuar në makro programin TEYC2022.
Sesionet informuese të ardhshme do të zhvillohen në datat 22, 24 dhe 27 Dhjetor 2021, online në platformën Zoom, në link-un: ZOOM-Sesionet Informuese TEYC2022
Periudha e zbatimit të projekteve në kuadër të kësaj thirrje është Shkurt 2022 - Dhjetor 2022. Kjo thirrje për Projekt Ide është e hapur për organizata të shoqërisë civile (organizatat rinore dhe organizata për të rinjtë,) grupe jo-formale dhe individë.
Për më shumë informacion klikoni në link-et: Thirrje për Projekt Ide, dhe Thirrje për Bashkëpunëtorë