Vendim Nr. 863, datë 30.12.2024, për caktimin e ditës së premte, datë 3.1.2025, ditë pushimi
Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI:
- Caktimin e ditës së premte, datë 3.1.2025, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.
- Dita e punës, e datës 3.1.2025, do të zëvendësohet me një nga ditët e pushimit brenda gjashtëmujorit të parë të atij viti.
- Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet ne Fletoren Zyrtare.