WORKSHOP THE POWER 2022-SHKENCA E TË DHËNAVE DHE TEKNOLOGJIA

 

WORKSHOP 

THE POWER 2022-SHKENCA E TË DHËNAVE DHE TEKNOLOGJIA 

Titulli i Projektit: “THE POWER-SHKENCA E TË DHËNAVE DHE TEKNOLOGJIA” 

Organizator: Departamenti i Matematikës së Aplikuar 

Drejtues i projektit: Dr. Lule Basha (Hallaçi) 

Kohëzgjatja: 1 vit (15-16 Dhjetor, 2022 organizimi i Workshopit) 

Financuesit: Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës 

Përshkrimi: Ky projekt ka si qëllim kryesor ofrimin e trajnimeve për studentët e nivelit bachelor,  master dhe doktorantë të institucionit (FSHN, UT), lektorë dhe kërkues shkencor pranë institucionit,  dhe persona të tjerë të interesuar nga institucione me të cilët mund të krijojmë ura bashkëpunimi me  qëllim zhvillimin e cilesisë në kërkimin shkencor. Prezantimet dhe trajnimet do të ofrohen në fushën e  metodave matematikore të aplikuara në shkencë, softuerëve apo gjuhëve të programimit dhe të tjerë  softe të shfrytëzuar gjerësisht në kërkim shkencor dhe që në ditët e sotme janë domosdoshmëri.  (R,Python, Matlab, SPSS, , E-Views, SAS etj). Projekti do të shërbejë në rritjen e cilësisë së njohurive  dhe modeleve matematikore të aplikuara në shkencë dhe aftësitë e pjesmarrësve në përdorimin e  softuerve të ndryshëm për qëllime të përpunimeve dhe modelimeve të të dhënave.  

Ky projekt vjen në vazhdim të projektit “THE POWER-SHKENCA E TË DHËNAVE DHE  TEKNOLOGJIA” zhvilluar më 15-16 Tetor 2021 mbështetur nga fondi për kërkim shkencor dhe  inovacion të FSHN, UT. 

Objektivat e projektit 

Në këtë event ne synojmë të mbledhim së bashku matematikanë, informaticien, akademikë, kërkues  shkencor, si dhe profesionistë nga fusha e biznesit dhe më gjerë, studentë të doktoratës dhe student të  diplomuar apo që ndjekin programet që ofrohen në FSHN, UT gjithashtu persona të tjerë të interesuar  dhe të apasionuar pas Data Science dhe Teknologjisë, për të ndarë hulumtimet, përvojën dhe idetë e  tyre. Prezantuesit do të ndajnë përvojën e tyre dhe do të promovojnë në brezin e ri të kërkuesve shkencor  metodat matematikore te aplikuara ne data science dhe përdorimin e mjeteve të teknologjisë siç janë  softuerët në aspekte të ndryshme të shkencës. Ne synojmë të vazhdojmë këtë workshop në vitet e  ardhshme si një traditë e Data Science dhe teknologjisë, studiuesve dhe forcës së bashkëpunimit në  fushën akademike, si dhe në kërkime dhe aplikime në projekte në Shqipëri dhe rajon. 

Për tu regjistruar si pjesëmarrës kliko: Këtu 

Për të prezantuar në workshop kliko: Këtu


 

Të ngjashme

...