SIMPOZIUMI SHKENCA E HAPUR: BIOLOGJIA NË SHEKULLIN 21

Simpoziumi organizohet mbi bazën e bashkëpunimit midis Komisionit të Biologjisë, Bujqësisë dhe Veterinarisë, Qendrës Kërkimore të Bioteknologjisë dhe Gjenetikës, pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, me Departamentin e Biologjisë dhe Qendrën Kërkimore të Florës dhe Faunës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Duke vendosur në qendër të vëmendjes Shkencën e Hapur, ky simpozium synon në nxitjen e mëtejshme të përgatitjes së brezave të ardhshëm në përputhje me nevojat e kërkimit shkencor. Tashmë është koha për të ecur me shpejtësi nga zbatimet teorike drejt praktikës, duke siguruar ndërkohë burimet për nxitjen e shkencës së hapur. Ndërkohë, synohet që shkenca jo vetëm të jetë e hapur por e përgjegjëshme dhe etike. 

Në mënyrë të veçantë, simpoziumi synon të nxjerrë në pah rëndësinë dhe bukurinë e Biologjisë si shkenca e shekullit të 21 duke frymëzuar të rinjtë përmes prezantimit të kërkimeve bashkëkohore dhe sfidave reale. Kjo veprimtari synon të ndihmojë nxënësit dhe studentët të kuptojnë ndikimin e Biologjisë në jetën e përditëshme, nga shëndeti mendor në neuroshkencat deri tek ADN-ja edhe etika shkencore duke treguar se Biologjia është shkencë e inovacionit dhe e zgjidhjeve për të ardhmen. Nga na tjetër, Shkenca e Hapur ndihmon në krijimin e urave të bashkëpunimit midis shkollës dhe universitetit duke e bërë shkencën më të arritshme, frymëzuese dhe pjesë të kulturës dhe edukimit për të gjithë. 

Në simpozium do të referohen tema shkencore nga kërkues të Departamentit të Biologjisë dhe Qendrës Kërkimore të Florës dhe Faunës nga fushat e ndryshme kërkimore. Janë ftuar të marrin pjesë pedagogë, studentë, mësues dhe nxënës të disa shkollave të mesme të Tiranës. 


 

GRUPI ORGANIZATOR

Akad. ILIA MIKEREZI         Akademia e Shkencave

Prof. VALBONA ALIKO      Departamenti i Biologjisë, FSHN

Prof. ANILA MITRE             Departamenti i Biologjisë, FSHN

Prof. Asoc. ANI BAJRAMI    QKFF, FSHN

Prof. Asoc. BLERINA VRENOZI   QKFF, FSHN

 


 

Të ngjashme

...