Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale – 26 Prill 2022

Pronësia Intelektuale dhe Rinia: Inovacion për një të ardhme më të mirë

 

Në të gjithë globin, të rinjtë po përballen me sfidat e inovacionit, duke përdorur energjinë dhe zgjuarsinë e tyre, kuriozitetin dhe kreativitetin e tyre për tu drejtuar drejt një të ardhmeje më të mirë.

 

Këtë vit, tema e Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale 2022 fokusohet te IP dhe Rinia që inovojnë për një të ardhme më të mirë. Ne eksplorojmë se si këto mendje novatore, energjike dhe krijuese po nxisin ndryshime pozitive.

 

Kjo ditë zbulon se si shpikësit, krijuesit dhe sipërmarrësit e rinj mund të përdorin të drejtat e pronësisë intelektuale (IP) për të arritur qëllimet e tyre, për të gjeneruar të ardhura, për të krijuar vende pune, për të trajtuar sfidat lokale dhe globale dhe për të mbështetur zhvillimin e komunitetit dhe kombëtar.

 

Çdo 26 prill, ne festojmë Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale për të mësuar rreth rolit që luajnë të drejtat e pronësisë intelektuale (IP) në inkurajimin e inovacionit dhe krijimtarisë. Dita Botërore e IP 2022 feston potencialin e madh të të rinjve për të inovuar dhe nxitur ndryshime për një të ardhme më të mirë.

 

DPPI bashkohet me Organizatën Botërore të Pronësisë Intelektuale për të zhvilluar aktivitete të ndryshme me sistemin e arsimit para-universitar dhe institucionet e Arsimit të Lartë në Shqipëri.

 

Në këtë kuadër Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale ju fton të bëheni pjesë e një konkursi me sloganin “Inovacioni për një të ardhme më të mirë”. Kjo është një mundësi që studentët të shprehin talentin e tyre krijues në fusha të ndryshme të jetës sonë.

 

Konkursi do të lancohet në disa Universitete teknike dhe kërkon të nxisë studentët drejt punës kërkimore shkencore.

 

Në këtë kontekst studentët ftohen dhe inkurajohen të krijojnë punimet e tyre si dhe në kuptim të ligjit për Pronësinë Industriale, kriteret e çdo projekti duhet të jenë si më poshtë:

 

Patenta jepet për shpikje, në të gjitha fushat e teknologjisë, me kusht që:

 

a) të përbëjë risi;

b) të përmbajë hap shpikës;

c) të jetë e zbatueshme në industri.

 

2. Nuk vlerësohen shpikje, në kuptimin e pikës 1, veçanërisht: a) zbulimet, teoritë shkencore dhe metodat matematikore; b) krijimet estetike; c) skemat, rregullat dhe metodat për kryerjen e veprimeve mendore, për zhvillimin e lojërave dhe biznesit, si dhe programet kompjuterike; ç) paraqitjet e informacionit

 

Për sa ma lart ju duhet të përfundoni projektet tuaja deri më datë 10 prill 2022. Një juri e përbërë nga profesionalistë do të zgjedhë fituesin në shkallë Universiteti dhe më pas midis Universiteteve.

 

Për të 3 vendet e para do të ketë çmime simbolike dhe për studentët pjesëmarrës do të jepen dhe çertifikata.

 

Për më shumë informacion rreth kësaj dite mund të navogoni në faqen zyrtare të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale https://www.wipo.int/ip-outreach/en/ipday/

Të ngjashme

...