Departamenti i Bioteknologjisë i krijuar me VKM Nr. 562 të datës 22.8.2007 prej pesëmbëdhjetë vitesh, në të tre ciklet e studimit (BSc, MSc, PhD) sipas sistemit të Bolonjës ushtron veprimtari mësimore dhe kërkimore-shkencore në përmbushje të misionit të tij në fushat e:
- Formimit universitar të studentëve dhe shkencëtarëve.
- Kërkimit shkencor bazë dhe të aplikuar.
- Shërbimet për të tretët, si dhe transferimin e njohurive dhe të teknologjisë, në fushat e bioteknologjisë, biologjisë molekulare dhe biodiversitetit.
Misioni i tij mësimdhënës e shkencor fokusohet në këto drejtime kryesore:
- Programi ofron një grup disiplinash për njohjen e strukturës dhe funksionimit të sistemeve biologjike.
- Njohjen dhe përdorimin e instrumentave teorike-praktike të domosdoshme për analizën, përdorimin dhe modifikimin e këtyre sistemeve për të përfituar të mira meteriale dhe shërbime për ekonominë, mbrojtjen e mjedisit dhe të shëndetit të njeriut.
- Departamenti është i fokusuar në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e Bioteknologjisë.
- Synon ndërkombëtarizimin e veprimtarisë së tij me synim formimin e studentëve, dhe lehtësimin e bashkëpunimit të stafit akademik me institucione të huaja.
- Përgatitjen e specialistëve të ardhshëm nga ana teorike dhe praktike në fusha të ndryshme lidhur me procese bioteknologjike, me synim punësimin e tyre në institucione publike apo private.