Misioni i tij mësimdhënës dhe shkencor përmblidhet në këto drejtime kryesore, që shprehin dhe qëllimet e funksionimit të tij:
Formimi i studentëve gjatë ciklit të parë të studimeve, në mënyrë të tillë që të jenë të aftë të përfshihen në studimet Master Shkencor në Fizikë, Master Shkencor “Mësues Fizike për Arsimin e Mesëm të lartë” si dhe Mastera të programeve te tjera të studimit.
- Përgatitja e mësuesve të fizikës për shkollat e mesme.
- Formimi i studentëve gjatë ciklit të parë të studimeve, në mënyrë të tillë që të jenë të aftë të përfshihen në studimet Master Shkencor në Fizikë, Master Shkencor “Mësues Fizike për Arsimin e Mesëm të lartë” si dhe Mastera të programeve te tjera të studimit.
- Përgatitja e fizikanëve, specialistë të shkencës së fizikës që mund të punojnë si pedagogë dhe kërkues në shkollat e larta ose në institucionet e ndryshme kërkimore shkencore, industri, teknologji etj.
- Zhvillimi i kërkimit shkencor në drejtime të ndryshme në shkencën e fizikës dhe në disiplina të tjera që lidhen me të.
Objektivat kryesore të Departamentit të Fizikës janë:
- Përgatitja e mësuesve të aftë profesionalisht dhe të pajisur me veti të larta morale.
- Përgatitja e fizikanëve me njohuri bashkëkohore, të aftë për të cekur të gjitha arritjet aktuale të fizikës dhe për t’iu përshtatur niveleve të çdo universiteti brenda dhe jashtë vendit
- Mbajtja e një larmie drejtimesh të kërkimit shkencor nga ana e personelit të departamentit, qoftë në fizikën eksperimentale, ashtu dhe në fizikën teorike si dhe në disiplina të tjera të lidhura me fizikën e aplikuar dhe më tej.
- Arritje të vlefshme në punën shkencore, me rezultate të publikuara në revista mundësisht prestigjioze, brenda apo jashtë vendit.