Fakulteti i Shkencave të Natyrës, shpall konkursin për 1 (një) vend pune për personel akademik me kohë të plotë të kategorisë “Asistent-Lektor” në grupin mësimor “Analizë të dhënash dhe Inteligjencë artificiale” në Departamentin e Informatikës

Fakulteti i Shkencave të Natyrës i Universitetit të Tiranës, shpall konkursin për 1 (një) vend pune për  personel akademik me kohë të plotë të kategorisë “Asistent-Lektor” në grupin mësimor “Analizë të  dhënash dhe Inteligjencë artificiale” në Departamentin e Informatikës. 

Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët që do të konkurrojnë për këtë vend pune janë si më poshtë:  

 

Kritere të përgjithshme 

1. Të ketë përfunduar Ciklin e Parë të studimeve Bachelor në degën “Informatikë”, “Teknologji  Informacioni dhe Komunikimi”, ose ekuivalent jashtë vendit, me notë mesatare jo më të vogël  se 8. 

2. Të ketë përfunduar Ciklin e Dytë të studimeve, Master i Shkencave në degën “Informatikë”,  “Teknologji Informacioni dhe Komunikimi”, ose ekuivalent jashtë vendit, me notë mesatare  jo më të vogël se 8, ose të ketë diplomë universitare DIND (Diplomë e Integruar e Nivelit të  Dytë) në “Informatikë” dhe “Teknologji Informacioni”, me notë mesatare jo më të vogël se  8. 

3. Të ketë përvojë në mësimdhënie në një IAL, preferohet pranë Departamentit Informatikës,  Fakultetit i Shkencave të Natyrës. 

4. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar. 

5. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale  me dashje. 

6. Të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna. 

 

Kritere të veçanta 

1. Preferohet të ketë njohuri të thelluara në fushën e Inteligjencës Artificiale. 

2. Të zotërojë të paktën një dëshmi të një gjuhë të huaj perëndimore, (të paktën Nivelin B2),  preferohet të njohë gjuhën angleze. 

3. Të ketë aftësi të mira komunikuese të punës në grup. 

 

Kandidatët konkurrentë për pozicionet e punës për personel akademik duhet të dorëzojnë pranë Degës  se Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës, këto  dokumenta: 

1. Kërkesë me shkrim 

2. Curriculum vitae

3. Diplome e studimeve universitare (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në  universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e certifikatës së njohjes nga  organi kompetent. 

4. Listë notash (fotokopje e noterizuar). 

5. Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje e noterizuar). 6. Për diplomat master ose PHD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje  e noterizuar e certifikatës së njohjes nga organi kompetent. 

7. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare, ëorkshop etj. (fotokopje të noterizuar) 8. Të paktën dy referenca nga profesor të fakultetit përkatës. 

9. Dëshmi penaliteti. 

10. Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar). 

11. Kopje të botimeve të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj. 

12. Raport mjekësor për aftësi në punë. 

13. Kopje të librezës së punës. 

14. Fotokopje të ID-së. 

15. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kritereve të mësipërme. 

 

Dokumentat pranohen pranë Degës se Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të  UT-se nga data 05.06.2023-19.06.2023. 

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta. 



 

Të ngjashme

...