Fakulteti i Shkencave të Natyrës i Universitetit të Tiranës, shpall konkursin për 1 (një) vend pune për personel akademik të kategorisë “Asistent Lektor”, në grupin mësimor “Sisteme në Mbështetje të Qeverisjes”, në Departamentin e Informatikës.
Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët që do të konkurrojnë për këtë vend pune janë si më poshtë:
Kritere të përgjithshme:
1. Të ketë përfunduar Ciklin e Parë të Studimeve Bachelor në degën “Informatikë”, “Teknologji Informacioni dhe Komunikimi”, ose ekuivalent jashtë vendit, me notë mesatare jo më të ulët se 8.
2. Të ketë përfunduar Ciklin e Dytë të studimeve, Master i Shkencave në degën “Informatikë”, “Teknologji Informacioni dhe Komunikimi”, ose ekuivalent jashtë vendit, me notë mesatare jo më të ulët se 8, ose të ketë diplomë universitare DIND në “Informatikë” dhe “Teknologji Informacioni”, me notë mesatare jo më të ulët se 8.
3. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.
4. Të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna.
Kritere të veçanta:
1. Preferohet të ketë njohuri në fushën e sistemeve elektronike të pagave, standartizim open banking, tregtisë elektronike etj.
2. Preferohet të ketë eksperiencë në ndërtimin e Software.
3. Të zotërojë të paktën një dëshmi të një gjuhe të huaj (të paktën Niveli B2), preferohet të njohë gjuhën angleze.
4. Të ketë aftësi të mira komunikuese të punës në grup.
5. Preferohet të ketë përvojë në mësimdhënie pranë Departamentit të Informatikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, ose në një IAL tjetër.
Kandidatët konkurrentë duhet të dorëzojnë pranë Degës se Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës, këto dokumenta:
1. Kërkesë me shkrim
2. Curriculum vitae
3. Diplome e studimeve universitare (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e certifikatës së njohjes nga organi kompetent.
4. Listë notash (fotokopje e noterizuar).
5. Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje e noterizuar). 6. Për diplomat master ose PHD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e certifikatës së njohjes nga organi kompetent.
7. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare, workshop etj. (fotokopje të noterizuar) 8. Të paktën dy referenca nga profesor të fakultetit përkatës.
9. Dëshmi penaliteti.
10. Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar).
11. Kopje të botimeve të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
12. Raport mjekësor për aftësi në punë.
13. Kopje të librezës së punës.
14. Fotokopje të ID-së.
15. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kritereve të mësipërme.
Dokumentat pranohen pranë Degës se Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të UT-se nga data 13.05.2024-27.05.2024.
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.