Fakulteti i Shkencave të Natyrës i Universitetit të Tiranës, shpall konkursin për 1 (një) vend pune për personel akademik të kategorisë “Lektor”, në grupin mësimor të “Studimi i florës dhe faunës –Herbari Kombëtar dhe Kopshti Botanik”
Fakulteti i Shkencave të Natyrës i Universitetit të Tiranës, shpall konkursin për 1 (një) vend pune për personel akademik të kategorisë “Lektor”, në grupin mësimor të “Studimi i florës dhe faunës –Herbari Kombëtar dhe Kopshti Botanik” pranë Qendrës Kërkimore të Florës dhe Faunës. Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët që do të konkurrojnë për këtë vend pune janë si më poshtë:
Kritere të përgjithshme:
1. Të ketë përfunduar Ciklin e Parë të studimeve, Bachelor në degën e “Biologjisë”, me notë mesatare jo më të vogël se 9 (nëntë).
2. Të ketë përfunduar Ciklin e Dytë të studimeve, Master i Shkencave në degën ”Biologji”, me notë mesatare jo më të vogël se 8.5 (tetë pikë pesë), ose të ketë diplomë universitare DIND në “Biologji-Kimi”, me notë mesatare jo më të vogël se 8.5 (tetë pikë pesë).
3. Të ketë gradën “Doktor”, në fushën e studimit të florës.
4. Të kenë së paku tre vite eksperiencë në mësimdhënie para ose pas fitimit të kësaj grade. 5. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
6. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.
7. Të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna.
Kritere të veçanta:
1. Preferohen kandidatë me ekperiencë në fushën e studimit të Florës dhe të bimësisë të Shqipërisë, me fokus bimët e larta.
2. Të kenë njohuri të mira në grup lëndët: Sistematikë e bimëve me fokus bimët e larta, Botanikë e përgjithshme dhe përvojë në mësimdhënie në këtë fushë, në institucione të arsimit të lartë. 3. Të zotërojë me dëshmi të paktën një gjuhë të huaj perëndimore, preferohet të njohë gjuhën angleze (me dëshmi).
4. Të ketë aftësi të mira komunikuese të punës në grup.
Kandidatët konkurrentë duhet të dorëzojnë pranë Degës se Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës, këto dokumenta:
1. Kërkesë me shkrim.
2. Curriculum vitae.
3. Diplome e studimeve universitare (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e certifikatës së njohjes nga organi kompetent.
4. Listë notash (fotokopje e noterizuar).
5. Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje e noterizuar). 6. Për diplomat master ose PHD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e certifikatës së njohjes nga organi kompetent.
7. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare, ëorkshop etj. (fotokopje të noterizuar) 8. Të paktën dy referenca nga profesor.
9. Dëshmi penaliteti.
10. Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar).
11. Kopje të botimeve të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
12. Raport mjekësor për aftësi në punë.
13. Kopje të librezës së punës.
14. Fotokopje të ID-së.
Dokumentat pranohen pranë Degës se Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të UT-se nga data 21.11.2022-05.12.2022.
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.