Fakulteti i Shkencave të Natyrës i Universitetit të Tiranës, shpall konkursin për 1(një) vend të lirë pune për personel ndihmës akademik me karakter administrativ, me kohë të plotë, “Kryetar në Degën e Burimeve Njerëzore”

 

Fakulteti i Shkencave të Natyrës i Universitetit të Tiranës, shpall konkursin për 1(një) vend të lirë pune për personel ndihmës akademik me karakter administrativ, me kohë të plotë, “Kryetar në Degën e Burimeve Njerëzore”. 

 

Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët që do të aplikojnë për këtë vend pune janë si më poshtë: 

 

a. Kritere te përgjithshme: 

1. Të ketë përfunduar studimet Master i Shkencave ose diploma ekuivalante me to (DIND). 

2. Të njohë Ligjin e Arsimit të Lartë nr. 80/2015; Kodin e Punës në RSH , etj. 

3. Të ketë eksperiencë pune në institucionet e arsimit të lartë. 

4. Të jenë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar. 

5. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje. 

6. Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna. 

 

b. Kritere te veçanta: 

1. Preferohet të ketë përfunduar studimet e larta në UT. 

2. Preferohet të ketë trajnime profesionale në fushën Burimeve Njrëzore, në fushën e Financës etj. 

3. Të njohë një gjuhë të huaj perëndimore, preferohet anglisht. 

4. Të ketë aftësi të mira komunikuese, organizuese dhe drejtuese, të dijë të punojë në grup. 

5. Të ketë eksperiencë pune në fushën e Burimeve Njerëzore (të paktën 5 vjet). 

6. Të ketë njohuri të mira në programet bazë të kompjuterit. 

 

Kandidatet konkurrentë duhet të dorëzojnë pranë Degës se Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës, këto dokumenta: 

1. Kërkesë me shkrim. 

2. Curriculum vitae. 

3. Diplomë dhe listë notash të studimeve universitare (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e certifikatës së njohjes nga organi kompetent. 

4. Dëshmi të njohjes, certifikatë apo dëshmi kualifikimi që kanë (fotokopje e noterizuar). 

5. Dëshmi të njohjes të kompjuterit (fotokopje e noterizuar). 

6. Dëshmi të njohjes të një gjuhe të huaj (fotokopje e noterizuar). 

7. Të paktën një referencë nga punëdhënësi i fundit. 

8. Dëshmi penaliteti. 

9. Dokument identifikimi. 

10. Kopje të librezës së punës dhe të librezës së kontributeve të sigurimeve shoqërorë. 

11. Raport mjekësor për aftësi në punë. 

 

Dokumentat pranohen pranë Degës se Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të UT-se nga data 06.03.2023-20.03.2023. Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta. 

Të ngjashme

...