Fakulteti i Shkencave të Natyrës i Universitetit të Tiranës, shpall konkursin për 1(një) vend të lirë pune për personel ndihmës akademik me karakter administrativ (punëtor në Kopshtin Botanik) në Qendrën Kërkimore të Florës dhe Faunës
Fakulteti i Shkencave të Natyrës i Universitetit të Tiranës, shpall konkursin për 1(një) vend të lirë pune për personel ndihmës akademik me karakter administrativ (punëtor në Kopshtin Botanik) në Qendrën Kërkimore të Florës dhe Faunës.
Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët që do të konkurrojnë për këtë vend pune janë si më poshtë:
a- Kritere të përgjithshme:
1. Të ketë përfunduar të paktën arsimin e detyrueshëm shkollor.
2. Të njohin proceset bujqësore, të tilla si punim toke, mbjellje, prashitje, kositje, mbledhje e farave, shtratifikim si dhe shërbime të tjera.
3. Të kenë njohuri në përdorimin e mjeteve mekanike që përdoren për punët në bujqësi.
4. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar.
5. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.
6. Të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna.
b- Kritere të veçanta:
1. Preferohen kandidatë për të përballuar punën në kohë të ndryshme të vitit, e të bëjë çdo lloj pune që i ngarkohet.
2. Të jenë të thjeshtë, të aftë të komunikojnë me korrektësi dhe etikë qytetare me personelin e Kopshtit Botanik dhe vizitorët.
3. Të respektojnë me përgjegjësi orarin dhe disiplinën në punë.
Kandidatët konkurrentë duhet të dorëzojnë pranë Degës së Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës, këto dokumenta:
1. Kërkesë me shkrim.
2. Jetëshkrim (CV).
3. Fotokopje e dokumentit të identifikimit.
4. Fotokopje e dëftesës së shkollës të noterizuar.
5. Fotokopje e librezës së punës dhe sigurimeve shoqërore.
6. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnime, kualifikime, arsim shtesë etj. (nëse ka).
7. Dëshmi penaliteti.
8. Raport mjekësor për aftësi në punë
9. Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit, (nëse ka).
Dokumentat pranohen pranë Degës së Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të UT-së nga data 22.01.2024 – 05.02.2024.
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.