Fakulteti i Shkencave të Natyrës i Universitetit të Tiranës, shpall konkursin për 1 (një) vend të lire pune për personel ndihmës akademik me karakter mësimor (laborant) në Departamentin e Informatikës.

Fakulteti i Shkencave të Natyrës i Universitetit të Tiranës, shpall konkursin për 1 (një) vend të lire pune për personel ndihmës akademik me karakter mësimor (laborant) në Departamentin e Informatikës. 

Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët që do të konkurrojnë për këtë vend pune janë si më poshtë: 

 

I. Kritere te përgjithshme: 

1. Të jenë diplomuar në Ciklin e parë të studimeve Bachelor në “Informatikë”, “Teknologji Informacioni dhe Komunikimi” ose të njëvlefshme me to. 

2. Të jenë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar. 

3. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës, për kryerjen e një vepre penale me dashje. 

4. Të mos jetë marrë ndaj tyre masë disiplinore e largimit nga puna. 

 

II. Kritere te veçanta: 

1. Të kenë njohuri në Administrimin e Sistemeve 

2. Të kenë aftësi të mira komunikuese të punës në grup. 

3. Të jenë fleksibël me oraret e punës. 

4. Preferohet të kenë kryer studimet në FSHN, UT. 

5. Preferohet të njohë gjuhën angleze 

 

Kandidatet konkurrentë duhet të dorëzojnë pranë Degës se Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës, këto dokumenta: 

1. Kërkesë me shkrim. 

2. CV. 

3. Diplome e studimeve universitare (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e certifikatës së njohjes nga organi kompetent. 

4. Listë notash (fotokopje e noterizuar). 

5. Dëshmi të njohjes dhe përdorimit ose certifikata apo dëshmi kualifikimi etj. (fotokopje të noterizuar). 

6. Të paktën një referencë nga punëdhënësi i fundit. 

7. Dëshmi penaliteti. 

8. Dëshmi të njohjes të një gjuhe të huaj (fotokopje e noterizuar). 

9. Kopje të librezës së punës dhe të librezës së kontributeve të sigurimeve shoqërorë. 

10. Raport mjekësor për aftësi në punë. 

 

Dokumentat pranohen pranë Degës se Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të UT-se nga data 08.08.2022-22.08.2022. 

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

Të ngjashme

...