Fakulteti i Shkencave të Natyrës i Universitetit të Tiranës, shpall konkursin për 2 (dy) vende të lira pune për personel administrativ
Fakulteti i Shkencave të Natyrës i Universitetit të Tiranës, shpall konkursin për 2 (dy) vende të lira pune për personel administrativ, si më poshtë:
- 1 (një) vend pune “Kryetar në Degën e Shërbimeve”;
- 1 (një) vend pune “Specialist në Degën e Financës dhe Buxhetit”;
Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët që do të aplikojnë për këto vende pune janë si më poshtë:
I. Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët që do të aplikojnë për vendin e punës “Kryetar në Degën e Shërbimeve”
a- Kritere të përgjithshme:
1. Të jetë shtetas shqiptarë me zotësi të plotë për të vepruar.
2. Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punë për të cilin konkuron. 3. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.
4. Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.
b- Kritere të veçanta:
1. Të zotërojë diplomë universitare, në programin e studimit të ciklit të parë “Bachelor” dhe të dytë “Master”, ose diploma ekuivalente me to (DIND), Shkenca Ekonomike.
2. Të ketë së paku 3 (tre) vite eksperiencë pune, në profesion.
3. Të ketë njohuri në programet bazë të kompjuterit.
4. Të ketë dëshmi në një nga 5 (pesë) gjuhët e huaja përëndimore.
5. Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të jetë i/e aftë të punojë në grup.
II.Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët që do të aplikojnë për vendin e punës “Specialist në Degën e Financës dhe Buxhetit”
a- Kritere të përgjithshme:
1. Të jetë shtetas shqiptarë me zotësi të plotë për të vepruar.
2. Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron. 3. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.
4. Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.
b- Kritere të veçanta:
1. Të zotërojë diplomë universitare të nivelit “Master i Shkencave” ose diploma ekuivalente me to (DIND), Shkenca Ekonomike.
2. Të ketë njohuri të Ligjit të Arsimit të Lartë, Kodit të Punës së RSH-së, dhe legjislacionit që lidhet me këtë vend pune.
3. Të ketë njohuri në përdorimin e programit Microsoft Office dhe programet financiare. 4. Të ketë dëshmi në një nga 5 (pesë) gjuhët e huaja përëndimore.
5. Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të jetë i/e aftë të punojë në grup. 6. Të ketë së paku 3 (tre) vite eksperiencë pune, në profesion.
Kandidatët konkurrentë që do të aplikojnë për këto pozicione pune duhet të dorëzojnë pranë Degës se Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës, këto dokumenta:
1. Kërkesë me shkrim.
2. Curriculum vitae.
3. Diplomë dhe listë notash të studimeve universitare (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e certifikatës së njohjes nga organi kompetent.
4. Dëshmi të njohjes, certifikatë apo dëshmi kualifikimi që kanë (fotokopje e noterizuar). 5. Dëshmi të njohjes të kompjuterit (fotokopje e noterizuar).
6. Dëshmi të njohjes të një gjuhe të huaj (fotokopje e noterizuar).
7. Të paktën një referencë nga punëdhënësi i fundit.
8. Dëshmi penaliteti.
9. Dokument identifikimi.
10. Fotokopje e librezës së punës e noterizuar.
11. Vërtetim i gjendjes shëndetësore (raport mjekësor për aftësi në punë).
12. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kritereve të mësipërme.
Dokumentat pranohen pranë Degës se Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të UT-se nga data 16.10.2023-30.10.2023.
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervistë të drejtpërdrejtë.