Fakulteti i Shkencave të Natyrës i Universitetit të Tiranës, shpall konkursin për 2 (dy) vende të lira pune për personel administrativ
Fakulteti i Shkencave të Natyrës i Universitetit të Tiranës, shpall konkursin për 2 (dy) vende të lira pune për personel administrativ, si më poshtë:
- 1 (një) vend pune “Specialist në Degën e Financës dhe Buxhetit”
- 1 (një) vend pune “Punonjës pastrimi”;
Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët që do të aplikojnë për këto vende pune janë:
I. Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët që do të aplikojnë për vendin e punës “Specialist në Degën e Financës dhe Buxhetit”
a- Kritere të përgjithshme:
1. Të jetë shtetas shqiptarë me zotësi të plotë për të vepruar.
2. Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron.
3. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.
4. Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.
b- Kritere të veçanta:
1. Të zotërojë diplomë universitare të nivelit “Master i Shkencave” ose diploma ekuivalente me to (DIND), Shkenca Ekonomike.
2. Të ketë njohuri të Ligjit të Arsimit të Lartë, Kodit të Punës së RSH-së, dhe legjislacionit që lidhet me këtë vend pune.
3. Të ketë njohuri në përdorimin e programit Microsoft Office dhe programet financiare.
4. Të ketë dëshmi në një nga 5 (pesë) gjuhët e huaja përëndimore.
5. Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të jetë i/e aftë të punojë në grup. 6. Të ketë së paku 3 (tre) vite eksperiencë pune, në profesion.
I.Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët që do të aplikojnë për vendin e punës “Punonjës pastrimi”
- Kritere të përgjithshme:
1. Të jetë shtetas shqiptarë me zotësi të plotë për të vepruar.
2. Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punë për të cilin konkuron. 3. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.
4. Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.
b- Kritere të veçanta:
1. Të ketë eksperiencë pune.
2. Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të dijë të punojë në grup.
Kandidatët konkurrentë që do të aplikojnë për këto vende pune duhet të dorëzojnë pranë Degës se Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës dokumentacionin si më poshtë:
I.Për vendin e punës “Specialist në Degën e Financës dhe Buxhetit”:
1. Kërkesë me shkrim.
2. Curriculum vitae.
3. Diplomë dhe listë notash të studimeve universitare (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e certifikatës së njohjes nga organi kompetent.
4. Dëshmi të njohjes, certifikatë apo dëshmi kualifikimi në programet financiare (fotokopje e noterizuar).
5. Dëshmi të njohjes të kompjuterit (fotokopje e noterizuar).
6. Dëshmi të njohjes të një gjuhe të huaj (fotokopje e noterizuar).
7. Të paktën një referencë nga punëdhënësi i fundit.
8. Dëshmi penaliteti.
9. Dokument identifikimi.
10. Fotokopje e librezës së punës e noterizuar.
11. Vërtetim i gjendjes shëndetësore (raport mjekësor për aftësi në punë).
12. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kritereve të mësipërme.
II.Për vendin e punës “Punonjës pastrimi”:
1. Kërkesë me shkrim.
2. Jetëshkrim (CV).
3. Fotokopje të dokumentit të identifikimit.
4. Fotokopje të dëftesës së shkollës, të noterizuar.
5. Fotokopje të librezës së punës dhe të librezës së kontributeve të sigurimeve shoqërore. 6. Dëshmi penaliteti.
7. Raport mjekësor për aftësi në punë.
8. Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit, nëse ka.
9. Certifikatë personale dhe familjare.
Dokumentat pranohen pranë Degës se Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të UT-se nga data 10.02.2025-24.02.2025.
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje,shkrim dhe intervistë të drejtpërdrejtë.