Hapet thirrja e shtatë e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.
Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, shpall thirrjen e shtatë për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, në Administratën Shtetërore, Njësitë e Vetqeverisjes Vendore, Institucione Publike të Pavarura dhe Institucione të tjera private.
Në këtë program ftohen të aplikojnë të të rinj profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç, nga Shqipëria dhe Diaspora, të cilët kanë mbaruar minimalisht ciklin e parë të studimeve bachelor. Qëllimi i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është përfitimi i një përvoje kualifikuese, që ndikon në zhvillimin e kompetencave profesionale, akademike dhe personale. Programi ju mundëson njohjen me institucionet e administratës shtetërore dhe institucione të tjera publike apo private.
Zhvillimi i praktikës së punës është pa pagesë, megjithatë periudha e praktikës së punës do të njihet si përvojë pune gjatë rekrutimit në institucionet e administratës publike.
Faza e parë e programit: praktika do të zgjasë tre muaj e do të zhvillohet përgjatë periudhës shtator 2022 – dhjetor 2022
Aplikimi është i mundur në faqen: https://praktika.riniafemijet.gov.al/
Hapja e Thirrjes: 1 Korrik dhe përfundon në 31 Korrik
Dokumentet e nevojshëm për aplikim: CV, Letër motivimi
Fillimi i praktikës: Shtator 2022