Hapet thirrja per aplikim per konsulent/trajnues në kuadër të projektit LAUNCHPAD

THIRRJE PËR KONSULENT/ TRAJNUES   


 

Për trajnimin dhe mentorimin e vazhdueshëm të 15 startup-eve të cilat do të inkubohen në kuadër të projektit LaunchPad i implementuar nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës-UT dhe Techspace me mbështetjen financiare të Ministrit të Shtetit për mbrojtjen e sipërmarrjes .     

                                  


 

TERMA REFERENCE


 

Pozicioni: Konsulent/ trajnues  

Lloji i kontratës: Kontratë shërbimi

Zona e zbatimit: Tirane 

Afati i aplikimit: 28 Tetor 2022


 

Informacion rreth projektit:

LAUNCHPAD është një program inkubimi i bazuar në modelin "triple-helix" me mekanizma mbështetës për start-up-e sa i takon periudhës se inkubimit. Programi është i dizenjuar për t'u ekzekutuar gjatë një periudhë pesë-mujore ku përfshihet faza e inkubimit dhe në vijim, startup-et e suksesshme mund të ndjekin programet e dedikuar qe do te zhvillohen gjate vitit 2023 ne bashkepunim me donatore të tjerë, për mbështetjen fleksibël.   


 

Detyrat dhe përgjegjësitë që pritet të realizohen nga eksperti:


 

Në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me ekipin kyç të projektit, puna e Ekspertit të biznesit duhet të përfshijë, por pa u kufizuar në detyrat e mëposhtme:


 

  • Të përpilojë një model plani biznesi të detajuar të përshtatur për target grupin e synuar.
  • Të jetë përgjegjës për mentorimin, lehtësimin dhe ndjekjen e pjesemarresve për të zhvilluar idetë e reja të biznesit, zhvillimin e planeve të biznesit, duke ofruar ekspertizën e tij/saj në shërbime këshilluese dhe mbështetëse.
  • Të ndjekë hap pas hapi përfituesit në materializimin e idesë së biznesit dhe hartimit të planit të biznesit.
  • Të japë inpute teknike për përmirësimin e modelit të biznesit, planit të biznesit, planit te marketingut dhe në veçanti përmirësime në propozimin e vlerës, produkteve / shërbimeve dhe tregjeve të synuara.
  • Të ofrojë ekspertizë për të pjesëmarrës të programit, mbi çështjet ligjore dhe taksave që lidhen me regjistrimin e bizneseve të reja.
  • Të mbështesë dhe mentorojë sipërmarrësit gjatë procesit të inkubimit.


 

Kualifikimet dhe eksperienca:


 

Personat e interesuar duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:


 

  • Të paktën 2 vjet eksperiencë pune me startup-e ose fusha të ngjashme;
  • Aftësi organizuese dhe planifikuese.
  • Ekspertizë teorike dhe praktike në çështje të lidhura me punësimin dhe vetëpunësimin.
  • Expertizë teorike dhe praktikë në çështje financiare të menaxhimit të një biznesi.
  • Preferohet të ketë eksperiencë në sipërmarrje/ startup-e  


 

APLIKIMI DHE AFATI I DORËZIMIT


 

Kandidatët për ekspertë, që plotësojnë kriteret e mësipërme, duhet të dorëzojnë brenda datës 28 2022, dokumentet si më poshtë:


 

  • Curriculum Vitae ose 
  • Kopje e dokumentit të identifikimit;
  • Leter Interesi ku të pasqyrojë shkurtimisht metodologjinë/qasjen e përdorur, eksperiencat në të kaluarën lidhur me hartimin e planeve të biznesit si dhe kualifikimet. 


 

Aplikimi mund të dërgohet nëpërmjet postës elektronike në adresën info@fshn.edu.al   Në subjektin e e-mailit të vendoset “Aplikim për Konsulent/ Trajnues LaunchPad” 


 

Vetëm kandidatët e kualifikuar, që plotësojnë kushtet vendosura më sipër, do të kontaktohen. 


 

Të ngjashme

...