Konferenca Kombëtare e ASHMG 2022: GJENETIKA HUMANE - KËRKIMI DHE INOVACIONI
Konferenca Kombëtare e ASHMG 2022:
GJENETIKA HUMANE - KËRKIMI DHE INOVACIONI
8 Dhjetor 2022
Organizuar nga:
Shoqata Shqiptare e Gjenetikës Molekulare Humane (ASHMG)
në bashkëpunim me:
Akademinë e Shkencave të Shqipërisë (ASH), Shërbimin e Laboratorit të Gjenetikës, Fakulteti i Mjekesise, UMT, QSUNT, Universitetin e Tiranës (UT), dhe me mbështjen e Shoqatës Evropiane të Gjenetikës Humane (ESHG).
Informacione të përgjithshme
Konferenca Kombëtare e Shoqatës Shqiptare të Gjenetikës Molekulare Humane (Albanian Society of Human Molecular Genetics) – ASHMG 2022, është konferenca e parë shkencore e organizuar nga shoqata dhe bëhet në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë (ASH), Shërbimin e Laboratorit të Gjenetikës, Fakulteti i Mjekesise, UMT, QSUNT, Universitetin e Tiranës (UT), dhe me mbështjen e Shoqatës Evropiane të Gjenetikës Humane (ESHG).
Konferenca do të kryesohet nga Akademik, Profesor Ilia Mikerezi (Akademia e Shkencave e Shqiperise) dhe Prof. Dr. Anila Babameto (Shërbimi i Laboratorit të Gjenetikës, Fakulteti i Mjekesise, QSUNT) dhe do të bashkojë studiuesit kryesorë nga akademia dhe industria, për të ndarë gjetjet e tyre të fundit për një sërë temash që lidhen me shkencën e gjenetikës.
Për më shumë informacion vizitoni faqen e konferencës: https://geneticsalbania.com/sq/konferenca-kombetare/