Leksion i hapur në kuadër të Tetorit si Muaji i Ndërgjegjësimit për Sigurinë Kibernetike
Në kuadër të Tetorit si Muaji i Ndërgjegjësimit për Sigurinë Kibernetike, ditën e hënë datë 28.10.2024 në orën 11:30 Godina D,do të zhvillojmë një leksion të hapur me përfaqësues nga Shoqata Shqiptare e Bankave.
Ne leksion do te jetë znj. Eni Nesturi, Head of Information Security Department-Tirana Bank dhe njëkohësisht dhe anëtare e Komitetit te Sigurisë Kibernetike pranë Shoqatës.
Leksioni me teme “Siguria Kibernetike ne Epokën Dixhitale”, do te mbulojë këto pika kryesore:
- Çfarë është siguria kibernetike?
- Rëndësia e saj për individët dhe organizatat
- Llojet e kërcënimeve kibernetike
- Kërcënimet Kibernetike dhe Mbrojtja e të Dhënave
- Virusët, malware dhe ransomware
- Masat e mbrojtjes dhe praktikat më të mira për mbrojtjen e të dhënave
- Shembuj realë të sulmeve kibernetike
- Q/A