Mbi regjistrimet në gjuhën dhe kulturën kineze në Institutit Konfuci-UT.

Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës është themeluar më datë 18 Nëntor 2013. Ky Institut është krijuar në bazë të marrëveshjes që Universiteti i Tiranës ka firmosur me Qendrën e Institutit Konfuci, Kinë Centre for Language Education and Cooperation (CLEC) si dhe me Universitetin e Gjuhëve të Huaja Pekin (BFSU). Qëllimi i Institutit Konfuci-UT është promovimi i gjuhës dhe kulturës kineze. Ky Institut ofron mundësin që studentët e interesuar të mësojnë gjuhën kineze pranë tij.


Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës ofron: 


Të gjitha nivelet e mësimit të gjuhës kinez, për të gjithë të interesuarit.

Studentët e Universitetit të Tiranës kanë dy mundësi për të mësuar gjuhën kineze, ose duke e zgjedhur këtë lëndë në kurrikulat që fakulteti ofron ose duke u regjistruar pranë Institutit Konfuci-UT.

Bursa studimi në universitetet më  të mira të Kinës, për cdo student shqipëtar.

Evente te ndryshme kulturore si: Konkursi i Kulturës Kineze; Festa e Fenerit Kinez, etj. Zgjeroni aftësitë dhe njohuritë tuaja mbi Kinën, gjuhën dhe kulturën me Institutin Konfuci në Universitetin e Tiranës.

 

Të gjithë të interesuarit për kursin e gjuhës dhe kulturës Kineze pranë Institutit Konfuci-UT për vitin akademik 2022-2023 (Semestri i parë), ju njoftojmë që me datë 20/09/2022- 20/10/2022 hapen regjistrimet (në auditor). Kurset nisin pas datës 21/10/2022. Regjistrimi duhet të bëhet nga të gjithë studentët (të të gjitha niveleve) dhe është online në faqen tonë www.ciut.edu.al. Për të kryer regjistrimin klikoni këtu: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSd56wnbszvzcX1x0Vp2VqPbUiWVoFKk8bvSZYjJeQDab_eEdw/viewform 


 

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,

 


 

INSTITUTI KONFUCI NË UNIVERSITETIN E TIRANËS


 

Të ngjashme

...