Mbi shtyrjen e afatit të aplikimeve në kuadër të thirrjes AKKSHI, PKKZH 2023
Në vijim të shkresës Nr. 487 Prot., datë 16.02.2023, informojmë se Bordi i Administrimit të Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit ka marrë vendimin për shtyrjen e afatit të aplikimit në kuadër të thirrjes për Projekte Kombëtare të Kërkimit dhe Zhvillimit 2023, për arsye të angazhimit dhe interesit të lartë të lartë të shprehur nga universitetet dhe institucionet kërkimore shkencore për të aplikuar, si edhe nga nevojat dhe kërkesat për më shumë kohë në dispozicion.
Afati i shtyrë për aplikim për AKKSHI është data 17 Mars 2023. Duke qenë se i gjithë dokumentacioni do të përcillet drejt AKKSHI sipas formatit të kërkuar, pas firmosjes nga Rektori i UT dhe ka një procedurë administrative të rishikimit të tij, si edhe në mënyrë që të arrihet afati i përcaktuar për aplikim nga AKKSHI, kërkohet që dokumentacioni i projekt-propozimit të përcillet i plotë paraprakisht në Rektorat brenda datës 15.03.2023.
Informacion më të detajuar lidhur me kriteret e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim e gjeni në linkun: http://nasri.gov.al/drejtoria-e-programeve-kombetare-2/
Inkurajojmë kërkuesit shkencor që të aplikojnë me projekt- propozimet e tyre në këtë thirrje, si dhe stafi kërkimor i njësisë tuaj të ndjekë afatet përkatëse për të mundësuar përfshirjen në procesin e aplikimeve.