Mundësi aplikimi për akademikët shqiptarë

AADF po zbaton në fushën e edukimit një projekt të ri -  READ (Research Expertise from Academic Diaspora).
 
Projekti READ (Research Expertise from Academic Diaspora) synon përmirësimin e kërkimit shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri dhe angazhimin e diasporës akademike në rritjen e kapacitetve dhe zhvillimin e IAL-ve në Shqipëri. READ hap thirrjen për aplikime për stafin pedagogjik dhe universitetet nga 15 Janari deri në 15 Mars 2022.
 
Fushat e aplikimit janë:
 
- Kërkim shkencor i përbashkët për publikime në revista me faktor të lartë impakti
- Mbikëqyrje të doktoraturave në Shqipëri me mentorë nga Diaspora Shkencore
- Zhvillim e përmirësim kurrikule dhe hartimi i programeve të përbashkëta
- Bashkë-mësimdhënie
 
https://www.iie.org/Programs/Research-Expertise-from-the-Academic-Diaspora
 
Për më shumë informacione rreth READ klikoni këtu.

Të ngjashme

...