Njoftim mbi thirrjen e hapur nga Ambasada Amerikane për programet Fulbright për vitin 2024 – 2025

Ambasada Amerikane ka hapur thirrjen lidhur me programet Fulbright për vitin 2024 – 2025. 


 

Programi Fulbright për studiues (Fulbright Visiting Scholar Program) është një program post-doktoral që zgjat tre deri në gjashtë muaj dhe u jep mundësi studiuesve të rinj apo me më shumë përvojë, lektorëve të universitetit dhe ekspertëve nga institucione akademike dhe kërkimi, të bëjnë kërkime dhe/ose të japin mësim në një universitet në Shtetet e Bashkuara. Fushat e studimitAplikimet janë të hapura për të gjitha fushat e studimit. 

 

Programi Fulbright për Studime Master (Fulbright Foreign Student Programështë një program një ose dy vjeçar për profesionistë të rinj dhe ata që kanë përfunduar studimet, të interesuar të ndjekin studime në nivelin Master në Shtetet e Bashkuara. Fushat e studimit  

  • Bursat Fulbright të financuara nga Departamenti i Shtetit, - janë të hapura për të gjitha fushat e studimit; 
  • Bursat Fulbright me financim nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë – janë të hapura fushat si mëposhtë: 
  • STEM (Shkenca, Teknologji, Fizikë, Matematikë); 
  • Bujqësi dhe Shkenca Jetësore (Bujqësi e qëndrueshme dhe menaxhim i burimeve; Menaxhimi i Sistemeve Bujqësore; Edukim Bujqësor; Menaxhimi i Agrobiznesit; Ekonomia Bujqësore; Inxhinieri Bujqësore dhe Biologjike; Ushqyerja e Kafshëve; Biokimi, Biologji Molekulare, Entomologji dhe Patologji Bimore) 
  • Shkencat e Kafshëve të Egra dhe Peshkimit (Konservimi dhe biologjia e kafshëve të egra; Biologjia e Peshkimit dhe Ruajtja e Jetës së Egër) 
  • Shkenca Pyjore (Shkenca Mjedisore dhe Pylltari, Inxhinieri Pyjore, Shkenca e Drurit) 
  • Turizmi (Menaxhimi i Turizmit; Menaxhimi i Mikpritjes dhe Turizmit; Turizmi i Trashëgimisë dhe Konservimi) 
  • Shkenca e Inxhinierisë së Mjedisit (Inxhinieria e Burimeve Mjedisore, Inxhinieria Ekologjike, Menaxhimi i Mjedisit, Inxhinieria e Burimeve Mjedisore 
  • Inxhinieri (Inxhinieri Minierash dhe Gjeologjike, Inxhinieri Kimike, Inxhinieri Bioprocesimi, Menaxhimi i Inxhinierisë së Qëndrueshme) 
  • Bio – Kimi (Biokimi, Kimi Mjedisore, Kimi Organike e Produkteve Natyrore, Biologji Mjedisore, Ekologji Kimike, Bioteknologji Mjedisore, Shkenca bimore. 

Për më shumë informacion, më poshtë do të gjeni link-et: 


 

https://al.usembassy.gov/fulbright-visiting-scholar-program-2024-2025/
 

https://al.usembassy.gov/fulbright-student-program-2024-2025/
 

 

Afati i aplikimit është 15 korrik 2023.  Për pyetje mund të kontaktoni në adresen e e-mail: CultureandEducationTirana@State.Gov

Të ngjashme

...