Njoftim mbi thirrjen e AKKSHI për aplikime në Programin PIKSH 2024

Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit ka shpallur thirrjen për aplikime për projekte të infrastrukturës së kërkimit shkencor në institucionet e arsimit të lartë (PIKSH) për vitin 2024. Synimi i PIKSH është përmirësimi i infrastrukturës së kërkimit shkencor nëpërmjet financimit të projekteve bazuar në përputhje me zhvillimet rajonale dhe europiane të kërkimit shkencor dhe fushat prioritare kombëtare, si më poshtë:
 

  • Bujqësi, Ushqim dhe Bioteknologji,
  • Biodiversitet dhe Mjedis,
  • Uji dhe Energjia,
  • Shkenca Sociale dhe Albanologjike,
  • Shëndetësi dhe Shkencat mjekësore,
  • Sisteme dhe Teknologji Informacioni.

Infrastrukturat e Kërkimit Shkencor përfshijnë pajisje kryesore shkencore ose grupe instrumentesh të kërkimit, koleksione, arkiva ose të dhëna shkencore, sisteme informatike dhe rrjete të komunikimit, si edhe  çdo infrastrukturë tjetër kërkimore dhe inovative e një natyre unike, e cila është e hapur për përdoruesit e jashtëm.


 

Afati i fundit për depozitim të aplikimeve në AKKSHI është data 20/03/2024.


 

Informacion më të detajuar lidhur me kriteret e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim gjeni në linkun: http://www.nasri.gov.al  

 

Inkurajojmë kërkuesit shkencor që të aplikojnë me projekt- propozimet e tyre në këtë thirrje, si dhe stafi kërkimor i njësisë tuaj të ndjekë afatet përkatëse për të mundësuar përfshirjen në procesin e aplikimeve.


 

Duke qenë se i gjithë dokumentacioni do të përcillet drejt AKKSHI sipas formatit të kërkuar, pas firmosjes nga Rektori i UT dhe ka një procedurë administrative të rishikimit të tij, si edhe në mënyrë që të arrihet afati  i përcaktuar për aplikim, kërkohet që dokumentacioni i projekt-propozimeve të përcillet i plotë paraprakisht në Rektorat brenda datës 13/03/2024.

Të ngjashme

...